• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sondazhi IPR-Marketing: Veliaj, Dako dhe Ademi, kryesojnë

by
13/05/2015 23:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania italiane IPR-Marketing ka zhvilluar sondazhe në Shqipëri për televizionin Ora News në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni. Sonte IPR-Marketing prezantoi rezultatet e para të sondazheve për tri bashki kryesore në televizionin Ora News – Tiranën, Durrësin, Shkodrën.

Sipas IPR-Marketing, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhjet në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, Erion Veliaj merr 45.5% të votave, Halim Kosova merr 36.5%, Gjergj Bojaxhi merr 12.5% të votave, dhe të tjerët marrin 5.5%.  Duke patur parasysh se numri i votuesve në listat zgjedhore është rreth 610 mijë dhe pjesmarrja në zgjedhjet e fundit lokale të ishte 52.5%, me afërsi, shpërndarja e votave për kandidatët është si vijon: Veliaj 145 mijë vota, Kosova 115 mijë vota, Bojaxhi 40 mijë vota, të tjerët 18 mijë vota.

Me fjalë të tjera, Veliaj ka sot rreth 70 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e tij, ndërsa Kosova ka sot rreth 5 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e tij. Bojaxhiu, nga ana tjetër, ka rreth 40 mijë vota, ndërkohë që nuk mbështetet zyrtarisht nga ndonjë parti.

Në bashkinë e zgjeruar të Durrësit, gara është shumë më e balancuar. Vangjush Dako, sipas IPR Marketing, merr sot 51% të votave në Durrës dhe Grida Duma merr 49% të votave. I përkthyer në vota, ky rezultat na tregon se Dako ka sot rreth 46 mijë vota dhe Duma rreth 44 mijë vota.

Me fjalë të tjera, Dako ka sot rreth 10 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e tij, ndërsa Duma ka sot rreth 4 mijë vota më shumë se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e saj.

Në bashkinë e zgjeruar Shkodër, Keti Bazhdari, sipas IPR Marketing, merr sot vetëm 40% të votave dhe Voltana Ademi merr plot 60% të votave. I përkthyer në vota, ky rezultat na tregon se Bazhdari ka sot rreth 24 mijë vota dhe Ademi rreth 36 mijë vota.

Me fjalë të tjera, Bazhdari ka sot rreth 10 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e saj, ndërsa Ademi ka sot rreth 4 mijë vota më shumë se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e saj.

IPR Marketing do të zhvillojë në vazhdim edhe sondazhe të tjera, që me gjasa, do të na tregojnë një ndryshim të raportit të votave të mësiprme, sepse një pjesë e mirë e të anketuarve janë ende të lëkundur në të tria bashkitë e zgjeruara.

Eduart Zaloshja/Respublica

Next Post

Foto-Domethënie: Tani Ismail Qemali nuk hiqet më nga muri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

March 7, 2026
7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In