Ministria e Mbrojtjes renditet si institucioni i parë përsa i përket transparencës në Shqipwri. Këto janë gjetjet e sondazhit të organizuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) mbi Perceptimin dhe Përvojat e Qytetarëve me Korrupsionin në Shqipëri.
Të intervistuarit në të gjithë Shqipërinë e rendisin Ministrinë e Mbrojtjes si institucionin me nivelin më të lartë të transparencës në vend. Studimi i kryer në kuadër të një projekti të financuar nga Programi i Granteve, Komisioni i Demokracisë të Ambasadës së SHBA-ve, mbi perceptimin për Korrupsionin është një sondazh i cili mat perceptimet, qasjen dhe përvojat e publikut me fenomenin e korrupsionit në Shqipëri.
ma.me