• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi i parë: PS në mandat të tretë dhe LSI në pikiatë

by Plator Nesturi
10/12/2020 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Ashtu sicc pritej nisën projeksionet e para të sondazheve që kryhen në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Instituti italian Piepoli nxorri shifrat e para të një pyetësori të përgatitur që në vetvete përbante çështje që nga problemet e qeverisjes, të drejtësisë e krimit e deri tek pandemia dhe tek aktualiteti me masat për përballimin e pandemisë së Civid- 19.

Gjithësesi ajo çfarë përbënte dhe interesin më të madh ish grafika e parashikimeve për rezultatet e prishtmë të zgjedheve të reja parlamentare. Në bazë të projeksionit të tyre vërehet se PS shkon drej një mandati të tretë duke arritur një fitore pa patur nevojë për aleatë, duke arritur në shifra nga 54-59 përqind nga 48,8 që kish në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ndërkohë humbësja e madhe sipas sondazhit Piepoli është LSI, rezultati i së cilës shkon në pikiatë nga 14% në zgjedhjet e 2017, duke zbritur në 2-4 %. Ndërkohë PD, ndonëse ka një rritje prej zgjedhjeve të kaluara duke vajtur në 34 përqind, tregon se mbetet e pafuqishme përballë maxhorancës dhe se jo vetëm nuk arrin të ngjallë besim, por duket se do paguajë dhe gabimet e kryera në djegien e mandative dhe mospjesëmarrjne në zgjedhje.

Kjo është tabela që tregon rezultatin në shkallë vendi, ndërsa për vetë rajonin e Tiranës, diferenca e fitores së PS ndaj opozitës rritet më tej. 60 % në favor të PS dhe 30-34 % për PD, ndërsa LSI bën më poshtë më 2-4%, tregon se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot PS do të arrinte të fitontë mbi 60 përqind të deputetëve në listë për shkak dhe firove të votave nga opozita që nuk do të mund të konkurojnë si dikur në listë të përbashkët koalicioni.

Dhe ndërkohë që Tirana ka rritur numrin e përfaqësimeve të saj për deputetë në 36 vende, me shifrat e tanishme që jep sondazhi Piepoli, me një llogari të thjeshtë lista fituese e PS mudn të synonte tek 25 deputetë karshi 11 të tejrëve nga opozita. Por të nisësh një betejë me një përparësi vendesësh prej 14 deputetësh vetëm nga rajoni i Tiranës, do të ish një luks i madh elektoral për maxhorancën që synon mandatin e tretë.

Nga ana tjetër, ndërsa marrim parasysh se në vitin 2017 PS arriti të sigurojë 74 mandate deputetësh me 48,8% të votave, një rritje prej gati 10 pikësh siç parashikon sondazhi Piepoli, e bën fitoren e mandatir të ri jo vetëm të sigurt por dhe me shifra më të mira. Pavarësisht se PD ka një rritje sipas këtij parashikimi, por kemi dhe një rënie drastike të LSI që pamundëson çdo lloj parashikimi pozitiv për opozitën.

Kjo në rastin më pozitiv për opozitën mund të maksimalizojë deri në 40 përqind të mandative për deputetë, porse në realitet, firot e votave në zona të caktuara dhe të cilat nuk shkojnë në dobi të koalicionit, do të sjellin një tkurrje të mëtejshme të mandateve si opozitë. Pavarësisht se PD do të ketë më shumë emra në listën e saj, hyrja në ujë e LSI, e bën shumatoren e vendeve shumë modeste.

Ndërkohë sondazhi i Institutit Piepoli nuk merr në konsideratë realitetet e reja me krijimin e partive të reja opozitare, që kanë dalë tashmë nga e djathta dhe që drejtohen nga ish figura të larta të PD. Fakti që vetë opozita sipas pyetësorit të sondazheve kritikohet ashpër për mënyrën e saj të opozitarizmit, për vendimet e marra dhe çka rezulton te besueshmëria e dobët si e saj por dhe e Lulzim Bashës si lider, mund të sjellë zhvillime të papritura përsa I përket drejtimit të votës në 25 prill.

Kështu nga ai 34 % i votave që i drejtohen PD sipas sondazhit, dhe që tradicionalisht mund të konsiderohen si vota të së djathtës, mund të rrjedhin një pjesë dhe drejt këtyre partive të reja, përderisa shkalla e besimit te Basha është i ulët, ndërsa tek disa nga figurat që kanë krijuar parti të reja si Topalli dhe Hajdari, ka një tregues se janë të pëlqyeshëm nga një pjesë e elektoratit.

Në optikën e shifrave të bën përshtypje dhe renditja që kanë vetë liderët e partive. Rama, ndonëse më pak përqindje sesa partia e tij, sidoqoftë ka avantazh të dukshëm mbi kunkurentët e tij. Basha me përqindje e ulët që ka dëshmon se nuk jep besim për të qenë kryeministër i ardhshëm, pavatësisht se qeveria Rama në pyetësor kritikohet për shumë nga fushat.

Ndërkohë në pyetësorin për figurën e Ilir Metës si President, në shumë nga vendimet dhe qëndrimet si figurë e paanshme dhe si garant I kushhtetutës dhe unitetit kombëtar, vlerësimet e të anketuarve e çonin në shkallë të ulta të pëlqyeshmërisë.

Në shkrime apo në analiza të ndryshme, është theksuar më shumë se një herë për dobësitë e opozitës dhe qasjes së gabuar që po I bën këtyre zgjedhjeve, si në strategji, ku thjesht nënvizon faktin se Rama ka kryer dy mandate dhe tashmë boll, i takon të ikë. Por pa dhën ndonjë argument shtesë pse duhet të vijo PD apo Basha në pushtet.

Dhe ky motiv I vobektë, u thkesua dhe në takimin virtual të Bashës me të rinjët në 8 dhjetor, ku premtoi pa ia kërkuar kush, se do ta lerë me shkrim që të mos rrijë askush më shumë se dy mandate qeveritare. Dukej tthjesht si kërkesë fëminore kur i kërkon ti hipë bicikletës pasi shoku i ka bërë dy xhiro me të.

Po ashtu edhe qasja ndaj problemeve të tjera si çështja e masave pandemisë që më së shumti e prishi me masën e mjekëve për tendecë në funksion të fushatës, nuk I sollli ndonjë dobi PD. Për të vijuar më tej me akuzat për çështjen e masave të marra për rindërtimet nga tërmeti, ku sipas sondazheve mbi 54% e vlerësojnë positive punë e qeverisë në përballimin e saj dhe në ndërtimet e kryera.

Dhe po ashtu për cështjet e integrimit ku shumica e të anketuarve nuk e shohin si pjesëmarrëse positive për integrimin opozitën shqiptare. Të gjitha rezultatet e pyetësorëve konkordojnë pikërisht me cështjet e besueshmërisë që do të reflektohen në zgjedhje. Ndonëse puna e maxhorancës nuk shkëlqen, imazhi I opozitës duket më shumë se I rënë pikërisht për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme të saj në këto vite opozitë.

Çka jo thjesht nuk krijoi besim, por me pavendosmërinë, vendimet e papjekura dhe paaftësinë politike, dëshmoi se është e plogët dhe e paaftë për të drejtuar shtetin. Në këtë konteks, duke parë dhe tabelat e rezultateve të pritshme të zgjedhjeve sipas sondazhit të parë, merr kuptim dhe vendosmëria e Ramës për të dalë sërish I vetëm në zgjedhje.

Në çdo contest tjetër kjo do të quhej një aventurë e pavend, pasi pas 8 vitesh në pushtet, je i konsumuar nga qeverisja. Por kur sheh këto shifra, duket mision i mundur. Dhe që i siguron mandatin e tretë. Pa ndihmë as të LSI dhe as të PD vetë.

Next Post
Situatë kaotike te Napoli/ Hysaj dhe Rrahmani rezultojnë sërish pozitivë me COVID

Situatë kaotike te Napoli/ Hysaj dhe Rrahmani rezultojnë sërish pozitivë me COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In