• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi i italianëve për 11 Majin: PS drejt 19 mandateve në Tiranë, PD rënie në Durrës! Meta përfundon tek “Të tjera”…

by A R
14/02/2025 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë mbetur 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare Instituti i njohur italian i sondazheve Piepoli në bashkëpunim me Report Tv sjellin ekskluzivisht rezultatet e sondazhit të parë paraelektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Rezultatet e sondazhit të parë të Institutit Piepoli që masin pulsin e votuesve në qarqet Tiranë dhe Durrës për zgjedhjet parlamentare u publikuan mbrëmjen e 13 shkurtit në emisionin ‘Frontline’ me Marsela Karapançon.

Për qarkun e Tiranës, Partia Socialiste projektohet 17-19 mandate deputetësh, 44-48%. PD, përllogaritet me 36-40 % të votave, 12-14 mandate deputetësh.

Në lidhje me partitë e reja, duket se disa prej tyre kanë shanse të hyjnë në Kuvend.

‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj projektohet si forca e tretë me 4-8%, 1-3 mandate deputetësh. Diku më pak shikohet ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ,e 3.5-7.5%, pra 1-3 mandate deputetësh.

Ndërkohë duke llogaritur zgjedhësit që jetojnë në Tiranë, plus dhe ata zgjedhës të Tiranës pjesë të Diasporës në Itali, rezultati në përqindje dhe mandate nuk lëviz. ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj projektohet si forca e tretë me 4-8%, 1-3 mandate deputetësh. Diku më pak shikohet ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ,e 3.5-7.5%, pra 1-3 mandate deputetësh.

Në qarkun e Durrësit, PS rezulton forcë e parë me 49-53% të votave, llogaritur në mandate 6-8 deputetë. PD projektohet 37-4%, me 4-6 deputetë. Më e mundshmja për të qenë forcë e tretë është Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt, 2-6%, pra 0-2 mandate deputetësh. Lëvizja ‘Bashkë’ e Arlind Qorit dhe ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, me nga 1-5% luftojnë për një mandat deputeti në qarkun Durrës.

Suprizë është Partia e Lirisë e cila ka humbur ndjeshëm mbështetje. Ndërsa Partia e Ilir Metës, e cila në 2021 kandidoi si Lëvizja Socialiste për Integrim (shenim: LSI ndryshoi emër në 2022 në PL) mori 2 mandate në Tiranë, nga prirja e votës e analizuar nga instituti Piepoli, në zgjedhjet e 11 majit mund të mos arrijë të marrë asnjë mandat. Në rezultatin e Institutit Piepoli kjo parti është përfshirë në fund tek zëri ‘Të tjera” për shkak të mbështetjes së vogël.

Piepoli mati pulsin e zgjedhësve shqiptarë që jetojnë në Itali. Sipas kalkulimeve të institutit italian, Partia Socialiste projektohet 48-52% të votave të diasporës shqiptare në Itali.

Ndërkohë, PD-ja e renditur forcë e dytë projektohet 30-34%. Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ projektohet nga sondazhi 5.5-9.5% të votave të diasporës italiane. Lëvizja e Lapajt është ‘kokë më kokë’ me Partinë Mundësia të Agron Shehajt e cila projektohet me shqiptarët e Italisë, 3.5-7.5%.

Sondazhi i zhvilluar me metodologjinë C.A.T.I. u zhvillua nga 29 janari deri më 6 shkurt 2025. Shtojmë këtu se në sondazh morën pjesë edhe shqiptarë nga diaspora në Itali, zgjedhës në Tiranë dhe Durrës për 11 majin.

Në qarkun e Tiranës u zhvilluan nga instituti Piepoli 400 intervista, në qarkun e Durrësit 350 intervista dhe me qytetarët shqiptarë rezident në Itali janë zhvilluar 300 intervista, gjithsej 1050 me anë të celularit.

Bashkëpunimi i Report Tv me Institutin prestigjioz Piepoli për sondazhet parazgjedhore vijon për të gjashtin proces zgjedhor radhazi. Pas parashikimit të saktë të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 2015.

Next Post
Mot i paqëndrueshëm me rrebeshe, dëborë në lartësitë mbi 900 metër, si do të jetë fundjava?

Mot i paqëndrueshëm me rrebeshe, dëborë në lartësitë mbi 900 metër, si do të jetë fundjava?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!

March 18, 2026
Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In