• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi i Brukselit: Shqiptarët nuk shkojnë mirë me eprorët në punë

by A R
14/03/2019 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kultura e punës dhe marrëdhëniet midis punëmarrësit dhe punëdhënësit ndikojnë drejtpërdrejtë në produktivitetin e punës. Marrëdhëniet epror-vartës jo gjithmonë shkojnë vaj dhe ky është pikërisht rasti i Shqipërisë. Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës të hartuar nga Komisioni Europian, rreth 51% e shqiptarëve të pyetur janë përgjigjur se i vlerësojnë marrëdhëniet epror-vartës si shumë të tensionuara, rreth 34% i vlerësojnë disi të tensionuara dhe vetëm 16% janë shprehur se midis tyre nuk ka tension.

Ndërsa të ndarë sipas grupmoshave, të rinjtë janë shprehur në përqindje më të lartë se marrëdhëniet midis eprorit dhe vartësit janë shumë të tensionuar, rreth 55% e moshës 18-24 vjeç. Ndërsa për grupmoshat e tjera përqindja ka qenë më e ulët.

Po ashtu, edhe individët me të ardhura të ulëta, të cilët i përkasin grupit të parë të të ardhurave, janë përgjigjur në përqindje më të lartë se marrëdhëniet epror-vartës janë shumë të tensionuar, shkruan ‘monitor’.

Shqiptarët i kanë vlerësuar marrëdhëniet epror-vartës si më të tensionuarat në të gjithë Europën. Në vendet e Bashkimit Europian përqindja e të pyeturve që i kanë vlerësuar marrëdhëniet midis të punësuarve dhe shefave të tensionuara është 24%, më pak se gjysma e të pyeturve në Shqipëri. Ndërsa 59% i kanë vlerësuar si disi të tensionuara.

Në Europë përqindjen më të ulët të anketuarve që i kanë vlerësuar marrëdhëniet si të tensionuara e ka Danimarka, me vetëm 4% të të pyeturve, së bashku me Finlandën dhe Suedinë me përkatësisht 11%. Ndërsa me përqindjen më të lartë janë vlerësuar Hungaria dhe Kroacia.

Në vendet e rajonit vërehet se përqindja e njerëzve që i vlerësojnë marrëdhëniet punëmarrës dhe punëdhënës si të tensionuara është relativisht e lartë, duke tejkaluar edhe mesataren Europiane. Pas Shqipërisë vendi me përqindjen më të lartë është Maqedonia me 47% dhe Serbia me 43%. Ndërsa më e ulët vlerësohet se është në Malin e Zi dhe Turqi me përkatësisht 30% e të anketuarve që kanë thënë se marrëdhëniet drejtues-punonjës janë të tensionuara.

Komisioni Europian ka zhvilluar Anketën e Cilësisë së Jetës në vendet anëtare të BE-së dhe atyre kandidate për tu anëtarësuar duke marrë një kampion përfaqësues.

/a.rada

Next Post
“Pema e Dantes”, këshilltari i Veliajt mbjell një pemë për të birin

"Pema e Dantes", këshilltari i Veliajt mbjell një pemë për të birin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In