Çmimet e larta, pagat, emigrimi, korrupsioni dhe shëndetësia por edhe çështje si kriza ekonomike apo punësimi janë sektorët që shqetësojnë shqiptarët dhe sipas tyre duhen të kenë më shumë vëmendje nga politika.
Sipas rezultateve të dala nga sondazhi i institutit ‘Piepoli’ në Report Tv çmimet e larta janë problematika më e madhe ku politika duhet të përqendrohet në këto momente.
Qytetarët e kanë renditur si problemin kryesor në listën e problemeve kryesore me të cilat duhet të merret qeveria. Duke votuar me shifrat 1-10 nga më pak e rëndësishme tek më shumë problematikja, çmimet e Larta rezultojnë me shifrën 8.6.