Para një jave sondazhisti Eduard Zaloshnja zhvilloi një sondazh kombëtar telefonik (shihni linkun më poshtë), ku u anketuan 1100 banorë nga të gjithë qytetet e Shqipërisë. Kamioni ishte i balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Marzhi maksimal i gabimit statistikor ishte 2.9%.
Pyetjes se kush duhet ta luaj rolin kryesor në pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar ,70% e të anketuarve iu përgjigjën “Vëzhguesit ndërkombëtarë”; 18% e të anketuarve iu përgjigjën “Partitë shqiptare”; dhe 12% iu përgjigjën “Nuk e di”. (e.z)