• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhet dhe strategjia e vjetëruar e PD

by Sokrat Hoxha
28/01/2021 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokrat Hoxha

Sondazhi i dytë i Institutit prestigjioz italian Piepoli për zgjedhjet e 25 Prillit, publikuar në Report TV, tregoi sërish se Partia Demokratike po ndjek një strategji politike të gabuar, e cila s’po e nxjerr gjëkundi. Nuk duhen njohuri të thella politike për të kuptuar se nëse humbet disa palë zgjedhjeje radhazi, nëse disa aksione opozitare nuk marrin rezultatin e kërkuar, nëse disa sondazhe të rendisin sërish në rënie, diçka je duke e bërë gabim.

Aktualisht, strategjia e fushatës politike të Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, së bashku me partitë e tjera në Opozitën e bashkuar, fokusohet në faktin se Rama ka një kohë të gjatë në politikë, është i vjetruar dhe duhet te ikë vetë. Së pari, ky argument është i lodhur, sepse ti nuk ofron diçka të re, por pret që kundërshtari yt ta lërë lojën në mes. Kjo strategji po i kthehet në boomerang Partisë Demokratike, nese shohim se kryetarët e partive dhe drejtuesit politik ne rrethe të vendosur nga PD. Të gjithë janë të vjetëruar, figura të konsumuara, që s’thonë asgjë të re, përkundrazi evokojnë qeveritë famëkeqe të Sali Berishës, ato që shkaktuan Gërdecin dhe 21 Janarin.

Mjafton të mendoni për qytetin e Durrësit, ku kryetari aktual i PD, Ferdinand Xhaferri shitet si “prurje e re”, edhe pse e filloi karrierën politike në 1995 si kryetar i PD, iku nga partia për të garuar në një tjetër sigël dhe sot, në 2021, ai është akoma kryetar i PD së Durrësit. Si mund të shitet Ferdinand Xhaferri si prurje e re në politikë nga ana e PD?

Rasti i Xhaferrajt dhe i Durrësit nuk është i izoluar, por mjafton të shikojmë emrat e PD që lakohen në të gjithë Shqipërinë. Nuk mjafton t’i ndërrosh qarkun e t’i quash të rinj. Siç u bë së fundmi, po në këtë qark, ku Edi Paloka u delegua si drejtues politik. Nuk mjafton të kesh bërë 2 vjet “pushim” në angazhimin politik 30 vjeçar e të quhesh i ri në politikë.

Në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Fier dhe shumë qarqe të tjera, janë po të njëjtët, është e njëjta strategji, të njëjtat fytyra, që kërkojnë vota dhe besimin e qytetarëve për një politikë të re me fytyra të vjetra.

A do t’i besojnë qytetarët përsëri kësaj politike të re? Sondazhet serioze thonë jo!

TemA

Next Post
Zbulohet numri ‘ideal’ i partnerëve seksualë që duhet të keni

Zbulohet numri ‘ideal’ i partnerëve seksualë që duhet të keni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In