• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sonda kineze zbret në Mars, po kërkohet për prani të akullit dhe ujit

by A R
16/05/2021 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeti zbritës që mbart roverin e parë kinez të Marsit, ka prekur me sukses “planetin e kuq” të shtunën herët në mëngjes sipas orës së Pekinit. Kjo është hera e parë që një sondë kineze zbret në një planet tjetër përveç Tokës. Presidenti i Kinës Xi Jinping shprehu urime për zbritjen e suksesshme të sondës në një mesazh për të gjithë pjesëmarrësit e misionit.

Zbritja u krye në një vend të paracaktuar në jug të një zone të akullt të Marsit, të njohur si Utopia Planitia.

Emri i mjetit zbritës“Tianwen”, që do të thotë “Pyetje qiellit”, vjen nga një poezi e shkruar nga poeti i lashtë kinez Qu Yuan (rreth 340-278 para erës sonë). Roveri quhet “Zhurong” sipas Perëndisë së Zjarrit në mitologjinë e lashtë kineze, që ka ngjashmëri me emrin kinez të Marsit: Huoxing (planeti i zjarrtë).

Roveri “Zhurong” do të marrë pamje të vendit të zbritjes, si edhe do të kryejë vetëkontrollin dhe nisjen nga platforma e zbritjes, për vijimin e ekspeditës. Ai përmban gjashtë lloje ngarkesash shkencore, që synojnë të zbulojnë më shumë të fshehta të Marsit. Gjithashtu, planifikohet edhe marrja e mostrave nga “planeti i kuq” dhe dërgimi i tyre në Tokë.

Kina bëhet kështu vendi i dytë në botë që zbret një rover në Mars pas ShBA-së.

Sonda, e përbërë nga një orbitues, një zbritës dhe një rover, u lëshua nga bregdeti i provincës ishullore të Kinës Jugore Hainan më 23 korrik 2020. Ky është hapi i parë i Kinës në eksplorimin planetar të sistemit diellor, me objektivin për të kryer orbitimin, uljen dhe lëvizjen në Mars në një mision.

Anija kozmike hyri në orbitën e Marsit në shkurt, pas një udhëtimi prej gati shtatë muajsh në hapësirë, dhe kaloi më shumë se dy muaj duke vëzhguar vendet e mundshme të uljes.

Shkencëtarët kinezë po kërkojnë më shumë prova për prani të akullit e ujit, dhe do t’i ndajnë të dhënat me homologët e tyre të huaj.

Next Post
Basha në seli me deputetët e rinj, do të ngrihen grupe pune për evidentimin e shkeljeve gjatë zgjedhjeve

Basha tenton të bindë Kryesinë: Me zemër dhe me shpresë, mund ta shkatërrojmë Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In