• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Somalieri më i mirë në botë merr titullin ‘Qytetar nderi’ në Dimal për promovimin e verërave shqiptare

by Java News
08/08/2023 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luca Gardini, një nga somelierët më të njohur në botë dhe i njohur për arritjet e tij të shumta në botën e verës, nga sot është dhe “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Dimalit. Ky titull i është dhënë për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe kontributin e tij në promovimin e vlerave të komunitetit vendor.

Luca Gardini fitoi famë ndërkombëtare për herë të parë si somelier më i mirë në Europë në vitin 2009, dhe pas kësaj arritje, ai vazhdoi të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare të verës. Titulli i somelierit më të mirë në botë iu nda në vitin 2010, duke e konfirmuar atë si një ekspert të vërtetë në botën e verës. Gjithashtu, Gardini u njoh si kritiku më i mirë i verës italiane në botë në vitin 2022.

Në ceremoninë e organizuar, kryebashkiakja Juliana Memaj u shpreh se brandimi i produkteve të zonës dhe promovimi i tyre ka qenë një nga strategjinë e ndjekura nga Bashkia Dimal. “Jemi një bashki e vogël me karakter kryesisht rural e shquar për produktet e saj falë një pune të palodhur të bërë nga fermerët e zonës dhe në rastin konkret më vjen mirë që dhe në konkursin e fundit të verërave nëpërmjet someleriarit që ne e kemi “Qytetarin tonë të nderit”, Luca Gardini, u shpall një nga pesë verërat më të mria në botë  në Milano.

Në strategjinë tonë të zhvillimit ka qenë pjesë dhe promovimi i produkteve tona.  Patjetër që në strategjinë tonë të zhvillimit ka qenë edhe brandimi i produkteve të zonës dhe evidentimi apo bërja e dukshme e potencialeve tona të zhvillimit. Sot jemi të nderuar që kemi një emër dinjitoz në histori dhe kur të kemi në emrat e produkteve tona dhe një adresë me emër Dimal, do të thotë dicka. Ambasadorët më të mirë të prezantimit të produkteve janë vetë njerëzit, prodhuesit, por dhe arti dhe kultura rrinë në krah shumë mirë dhe fuqishëm dhe ne duhet ta përqafojmë  për ta përfaqësuar denjësisht bashkinë tonë kudo”, deklaroi Memaj.

Luca Gardini vlerësoi mikpritjen shqiptare si dhe kulinarinë dhe verërat e prodhuesve shqiptarë.  “Është shumë nder për mua sa herë vij këtu sepse ndihem si në shtëpinë time, provoj shumë verëra të mira dhe po ashtu dhe shumë ushqime të mira dhe ndihem gjithmonë i mikpritur”, nënvizoi somelieri me famë ndërkombëtare.

Petrit Çobo, prodhues vere në Bashkinë Dimal u shpreh i emocionuar jo vetëm për vlerësimin si një nga pesë verërat më të mira, por dhe për përpjekjet që janë bërë për imazhin e produkteve shqiptare kudo në botë.

Luca Gardini ka qenë kurator i udhëzuesve të njohur të verës, duke përfshirë “l’espresso” dhe Forbes Magazine, si dhe udhëzues të tjerë të verës nga mbarë bota. Kjo angazhim i tij ka ndihmuar në promovimin e verës së lartë italiane dhe ka ndikuar në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për cilësitë e veçanta të territorit të Bashkisë Dimal.

Titulli i “Qytetar Nderi” i dhënë Luca Gardinit vjen si një shenjë e njohjes së përpjekjeve të tij të palodhura në të promovuarit vlerave të komunitetit të Bashkisë Dimal. Ky titull i rëndësishëm jo vetëm e vlerëson kontributin e tij, por ndihmon gjithashtu në bërjen e territorit të Bashkisë Dimal të njohur ndërkombëtarisht. Gjithsesi, ai vazhdon të jetë një shembull frymëzimi për ata që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e komuniteteve lokale dhe të një territori të caktuar./m.j

Next Post
“Furtuna” në PS? Kulluri: Rama po rilegjitimon veten, opozita po lëviz në drejtim të kundërt

Kulluri: Opozita, selektive në denoncime, nuk ka koherencë dhe integritet moral

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In