• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Solli në jetë vajzën gjatë tërmetit, e reja: Kisha frikë mos më braktisnin mjekët!

by Java News
17/01/2023 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elda Papingu ka një histori të veçantë për të na treguar. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj në kohën e lëkundjeve të mëdha të tërmetit të datës 15 janar. Elda rrëfen per Dritare TV momentet e frikës teksa ishte e shtrirë në sallën e operacionit, kur infermierët u trembën dhe ajo pati frikë se mos e braktisnin në sallë. Fatmirësisht tregon Elda, doktorët që asistuan lindjen e saj, u treguan mjaft profesional duke qetësuar atë dhe duke u siguruar që çdo gjë të shkonte shumë mirë.

“Në momentin që unë isha duke sjellë në jetë vajzën time, filloi të binte tërmet. Nuk e kuptova për momentin pse po tundesha, por më kapi pak paniku. Në atë moment dëgjoj infermieret që thonin “tërmet, tërmet”. Mendova se do largoheshin të gjithë. Në ato momente e humba, pata pak rritje tensioni nga frika, pastaj dëgjova doktorët që insistuan dhe thanë mos përhapni panik.

Isha me spinale dhe i dëgjoja të gjitha bisedat. U frikësova se mund të largoheshin mjekët dhe të më linin aty. Unë e kisha të planifikuar ndërhyrjen një ditë tjetër, por goca ime vendosi të vinte në jetë ditën e tërmetit.

Dua të falenderoj mjekët që asistuan, dr.Rexhina Bajon dhe doktor Genc Kabilin, pasi falë tyre unë dhe goca ime jemi mirë dhe operacioni shkoi shumë mirë, sepse ishin vërtetë lëkundje shumë të forta. Mu duk e pabesueshme dhe doktorët mu dukën heronj kur kujtoj panikun që kapi infermierët. E kapën situatën në çast dhe u thanë atyre të mos përhapnin panik. Doktorët nuk e menduan fare largimin, kurse infemrierët bërtitën.

Do mbetet gjatë në kujtimet e mia, kur të rritet do t’ia tregoj vajzës.”, tha Elda./m.j

Next Post
Shtatori iku, tetori iku, nëntori po ikën: A kanë vërtet strategji Berisha dhe Meta, për rrëzimin e Ramës?

Përse është mërzitur Berisha nga “fitorja”, pasi PD u tërhoq nga një gjyq procedurial?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In