Njësia e kërkim shpëtimit e Gardës Kombëtare të Kosovës është nisur për në Shqipëri, pas tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën vendin tonë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, ka konfirmuar për KosovaPress se ekipi i FSK-së është nisur drejt Shqipërisë, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tëmeti i fortë i ditës së martë, ku më i forti ishte ai i orës 03:55 i regjistruar me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter.
“Është nisur Njësia e kërkim Shpëtimit e Gardës Kombëtare të Kosovës”, tha Shala në njoftimin e tij.