• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shfaqja e fundit e komunizmit

by Sokol Balla
01/09/2016 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Në këtë vend përditë dëgjon sesi përmendet komunizmi. Nga komunistët, ish komunistët dhe bijtë e tyre. Këto kategori që kanë pasur këtë vend nën kontroll, hyqëm, përdorim, përdhunim dhe abuzim prej 75 vjetësh, sot akuzojnë njëri tjetrin si pasues e trashëgimtarë. Dikush rinxjerr nga varri Enverin, dikush shtratin e tij, dikush mentalitetin e dikush perversitetin, por në thelb në këtë vend ka diçka që e lidh pazgjidhshmërisht me të shkuarën komuniste. Dhe këto janë rrugët.

M’u poq ky mendim ndërsa kthehesha nga një udhëtim me makinë nga Athina. Një rrugë që dikur e bëja shpesh e që për arsye të miat nuk e shkelja prej më shumë se dy vjetësh. Ajo rrugë prej vitit 2008 e këtej, edhe për shkak të krizës ekonomike, ishte lënë përgjysmë. Tunele, punime, segmente të pashtruara, makineri që vegjetonin dhe mijëra shoferë të frustruar. Ishte viti kur rritja ekonomike në Shqipëri shkonte në mbi 7 përqind, dhe vendi po shtronte një super rrugë për të cilën po harxhonte mbi një miliard euro.

Ndërsa vitet kalonin dhe kriza greke mbetej, po ashtu varr i hapur ishte dhe kjo rrugë, e cila ndërpritet vetëm nga një vepër gjigante intrastrukturore, Ura e varur e Patrës, e cila si pasojë e bashkëpunimit privat publik, kushtoi një miliard euro më pak dhe u vu në punë një vit më herët. Dhe ndërkohë vitet kalonin e deri dy vjet më parë, gjithçka kishte mbetur në vend: rruga dhe kriza greke. Por pas dy vjetësh gjithçka kishte ndryshuar. Kriza sillet ende vërdallë në Greqi ose së paku pasojat e saj, por përpjekjet për të dalë shiheshin tek punimet e kësaj rruge. “Është njoftuar se përfundon në qershor të 2017. Pesë kilometrat e fundit dorëzohen në gusht 2017”, më thotë një kolegu im që jeton në Athinë. Janë praktikisht mbi 450 kilometra që lidhin Janinën me Athinën. Praktikisht një rrugë që duhet të bëhet, kur të përfundojë, Brenda tre orësh.

Po për të shkuar deri në Kakavi, janë 225 kilometra që lidhin Tiranën jo me kufirin, por me të shkuarën komuniste të Shqipërisë. Urrejtja e regjimit për mirëqenien perëndimore, mishërohet më fort se kurrë tek rrugët. Të ngushta, aq sa për të kaluar ngjit e ngjit dy makina, ato vetëm rrugë nacionale nuk janë. Sot, 25 vjet pas rënies së komunizmit, këto rrugë tallen me ne të gjithë si një simbol edhe më i fortë sesa bunkerët i së shkuarës kur të gjithë ndanim barabar varfërinë. Qafa e Koshovicës e cila pret çdo ditë të sezonit mbi dhjetë mijë makina, është sfida më e madhe që i bëhet shijes së shqiptarëve për makina të bukura e të shpejta, por që u duhet të ftrustrohen në këto rrugë, ku mund të kalojnë vetëm gomarët, karrocat me kuaj, zisët e Sigurimit dhe Vollgat e Bllokut që të freskonin shalët tek Uji i Ftohtë.

Por sot kohërat kanë ndryshuar.

Te Uji i Ftohtë tani shkojmë të gjithë. Të gjithë kemi makina dhe nuk kemi frikë shtetin, por ligjin. Shtetit bile i tregojmë dhëmbët çdo dy vjet, kur na lutet që t’i japim votat. Unë e di se ndoshta sa kohë rri me Metën, kryeministri nuk ka pse të ketë frikë se mund ta votojë shumica e shqiptarëve kundër sepse nuk mban premtimet për rrugët, por ama janë jo të rrallë ata që kujtojnë premtimin e tij: se një korsi e rrugës së re Levan Vlorë, do të vihej në funksion që këtë sezon. Se ministri i tij i transporteve tha se rruga në fjalë duhet të mbaronte në prill. Se në rrugën e re Levan Tepelenë, janë qindra metra që s kujtohet njeri as t’i rregullojë e as të na kujtojë që të ulim shpejtësinë. Se ky shtet harxhon me shumë lekë për palma e rërë të hedhur në breg, sesa për studimin e një tuneli që do na largonte nga tmerri natyror i rrugës së Llogarasë, për të dalë për dhjetë minuta në Dhërmi dhe për të zgjatur kështu sezonin turistik të Bregut me së paku dy muaj të tjerë. Se kryeministri shkon përditë në shtëpinë e tij në parkun më të bukur natyror të Tiranës, por ndoshta nuk e di, a nuk do, të bëjë tre kilometra rrugë në majën e ballkonit natyral të kryeqytetit dhe ku makinat futen me tafti-bafti, sepse nëse u vjen një tjetër përballë, duhet të ecin mbrapsht deri tek hyrja e parkut.

Sepse ky shtet 25 vjet më vonë sesa paraardhësi i tij komunist, nuk ka respekt për shtetasit e tij. Nuk ka respekt për taksat, për votën, për humorin, për pushimet e tyre. Sepse ky shtet, ashtu si ai i mëparshmi, nuk na quan shtetas, por nënshtetas. Pikërisht tek rrugët, sesa më shumë se kudo tjetër, ky mentalitet komunist shfaqet më shumë se kudo tjetër. Por me këtë s merret askush. Edhe kur shahen mes njëri tjetrit, se kush e ka puthur më shumë Enverin, ose se kush i ngjan atij më shumë kur flet.

Ndërkohë qindra mijëra shqiptarëve me pushime, u ofrohet edhe këtë vit, më shumë stres sesa komoditet në vendin e tyre. Ndërsa rruga e re që po mbaron e që lidh Kakavijën me Athinën, i fton ata më shumë që vitin tjetër të provojnë më lehtë (e me gjasë më lirë) rërën dhe detin e Greqisë.

Ndoshta vitin tjetër, atë elektoral, shumë nga këto premtime edhe mund të mbahen dhe këto rrugë të premtuara, edhe mund të shtrohen. Por shqiptarët votojnë, nuk pushojnë, një herë në katër vjet.

Këtë të paktën, e dinte edhe regjimi komunist.

*Posaçërisht për Java News

 

Next Post
A i njihni 3 kafshët më të shpejta në botë?

A i njihni 3 kafshët më të shpejta në botë?

Comments 1

  1. Bedri says:
    9 years ago

    Shkrim me idiot, me te dobet, me medioker nuk kisha lexuar ka kohe. Ndoshta qe nga koha kur…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Dhuna dje në Vlorë. Teuta publikon pamjet e rënda: Ekipi në gjendje të rënduar! Të merren masa

VIDEO/ Dhuna dje në Vlorë. Teuta publikon pamjet e rënda: Ekipi në gjendje të rënduar! Të merren masa

December 20, 2025
Çfarë ndodhi mes çiftit, Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin. Dyshja largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshijnë..

Çfarë ndodhi mes çiftit, Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin. Dyshja largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshijnë..

December 20, 2025
Bill Clinton reagon për herë të parë pas publikimit të fotos në pishinë me Maxwell

Bill Clinton reagon për herë të parë pas publikimit të fotos në pishinë me Maxwell

December 20, 2025
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën pa të Shtunë e pa të Dielë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën pa të Shtunë e pa të Dielë

December 20, 2025
Refleksionet e studiueses së njohur/ Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave!

Refleksionet e studiueses së njohur/ Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave!

December 20, 2025
Favorizohen nga planetët, ja 3 shenjat e horoskopit më me fat për muajin mars

Këto shenja të horoskopit më në fund do të marrin atë që kërkuan nga universi në vitin 2026

December 20, 2025
Berisha: Lapaj u ftua të ishte i pranishëm në protestën tonë, por…

Berisha: Lapaj u ftua të ishte i pranishëm në protestën tonë, por…

December 20, 2025
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Një ironi e vërtetë me 16 000 faqe në USB

December 20, 2025
VIDEO-Adriatik Lapaj dhe mbështetës protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

VIDEO-Pamje me Dron nga protesta e Lapajt, mbledh më shumë mbështetës se Berisha

December 20, 2025
Publikohen fotot shtesë të dosjes Epstein/ Banjat dhe darkat e Clinton me Mick Jagger (FOTOT)

Publikohen fotot shtesë të dosjes Epstein/ Banjat dhe darkat e Clinton me Mick Jagger (FOTOT)

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In