• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sokol Balla/ Scusi Mister! Por dje ishte dita e Shkodran Mustafit

by A R
13/06/2016 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrojtësi i Valencias është tashmë i preferuari zyrtar i Loeve. Askush nuk e kishte kuptuar se përse Loeve e thërriste atë në kombëtare. Por dje shqiptari tregoi arsyet. E para, zëvendësoi Matt Hummels blerjen më të rë të Bayern me shumë dinjitet. E dyta tregoi se është lojtari i trainerit: ai që bindet 100 përqind dhe bën cdo detyrë. Dhe këtu është përgjigja edhe për të gjithë ata që shohin me skepticizëm dhe favoritizëm të de Biasit, praninë në Kombëtare të Kukelit. Por pas largimit të Canës me të kuqe, Kukeli zhvilloi një lojë të shkëlqyer në një rol të improvizuar në qendër të mbrojtjes.

Shpesh De Biasin e anatemojnë se është i ashpër, por kush mund ta gjykojë atë sot? Qe prej ardhjes së tij në pankinë, kombëtarja ka shënuar më shumë, ka fituar më shumë, ka humbur më pak dhe për më tepër sot jemi në Francë. De Biasin e akuzojnë se bën lojë mbrojtëse, por kombëtarja shqiptare ka sot një sulmues më shumë (katër) sesa ka Gjermania.

E vërteta është se qëllimi i tij është të mos humbasë. Me cdo kusht. Lojtarët janë ata që janë. Taulanti nuk është Graniiti. Dhe kjo ndonjëherë është frustruese për të vetë. Por askush nuk mund të sfidojë zgjedhjet e De Biasit. Ai është bosi i vërtetë i kësaj hirusheje. Të gjithë të tjerët u dorëzuan. Një tjetër Italian Dossena, erdhi, mori një pikë të rëndësishme iku. Thonë se e kuptoi situatën shpejt por arriti po aq shpejt në përfundimin se ky ekip “nuk bohej”.

De Biasi e pranoi sfidën. Ndonjëherë me egon e tij frustrohet e gjithë Federata. Dikush aty thotë se De Biasi ka qejf të mbajë për vete vetëm fitoren, por të ndajë me të tjerët humbjen. Yyy sa veta njoh unë kështu, kolegë e deri në politikë. Janë të rrallë ata që dalin dhe thonë “fitorja eshte jona, dështimi është vetëm i imi”. Por De Biasit i duhet të merret me shqiptarët dhe ne nuk jemi soj i lehtë. Besoj e patë Xhakën junior, me një sjellje të habitshme kur u zëvendësua. Shpjegimi është i thjeshtë: frustrimit se nuk është dot aq mesfushor i mirë sa i vëllai, i shtohet frustrimi se pikërisht bëhet fjalë për të vëllain, dhe e treta, janë ambicjet që janë mbi mundësitë, që sjellin mos pranimin e këtij fakti. E patë te krahu tjetër? Xhemaili, Mehmedi, Shaqiri. Të tre super yje. Por dolën kokëulur nga fusha. Dhe trajneri i tyre nuk është zviceran. Bile as italian.

Eshtë një serb.

Ndaj do kuptuar halli i de Biasit. Se ai mban në fakt hallet tona. Dhe ne sot, në vend që t’i gëzohemi një kualifikimi, frustrohemi e përplasemi a thua se vërtet ne do ta fitonim këtë Europian. Por kur shikon Ukrainën, Turqinë, e për më tepër Kroacinë, e kupton sesa me fat jemi që sot jemi në Francë, e Serbia, Greqia, por edhe Holanda janë sot në shtëpi.

Danezët kur u kualifikuan në 1992 në vend të Jugosllavisë së përjashtuar, erdhën në europian duke pirë e bërë festë. Kështu të lumtur e pa kokëcarje shkuan deri në finale dhe aty mundën kampionët e botës Gjermaninë dy me zero. Danezët nuk ndoqën ambicjen, por lumturinë. Ka kombe, si amerikanët që ndjekjen e lumturisë (the pursuit of happyness) e kanë në kushtetutë. Ka kombe si ky i yni, që kanë në ADN mosgjetjen rehat me veten. Ose sic thoshte Eqrem Bej Vlora “ky vend është i vogël për ambicjet e mëdha tonat”.

Ka dhe një rrugë tjetër: ajo e Greqisë së 2004. Një ekip anonim me një trajner të hekurt. Modeli Rehaggel do ishte ideali për kombëtaren tonë. Por ne jemi të gjithë de Biasë. Nuk pranojmë dot që dikush të marrë vendime për lumturinë tonë të përbashkët. Preferojmë më mirë të gjejmë një fajtor jashtë vetes tonë, për mërzinë tonë kolektive dhe egon tonë të sëmurë personale.

Te shqiptarët shprehja se “të falin gjithcka por jo suksesin”, është më e vërtetë se tek të tjerët. Ndaj edhe kritikohet de Biasi. Por duhet ta pranojmë: me këta lojtarë që kemi, në këtë europian të “frikshëm” që po shohim, ku Ukraina luan më mirë se Gjermania, ku Uelllsi kryeson grupin e Anglisë dhe ku Kroacia shkëlqen ms dyshen më të mirë të kampionatit Modric Rakitic, është e kotë të mohojmë se merita e De Biasit për ardhjen tonë deri këtu, është kryesorja.

Ta respektojmë edhe këto dy ndeshje. Ndoshta do ketë sërish të drejtë. Ashtu sic pati, kur të gjithë ne talleshim, me shprehjen e tij, se ky grup lojtarësh do ta kualifikojë Shqipërinë në Europian.

“Sokol, këtu nuk e kuptojnë”, më thoshte pas barazimit ne Elbasan me Danimarkën. “Unë thjesht nuk dua të humbas”. Dhe ka të drejtë. Për një ekip si Shqipëria, moshumbja është njëlloj me fitoren. Në Francë jemi ndër të tjera, se humbëm vetëm dy ndeshje. Dhe kur i humbëm ato thuajse nuk kishin asnjë rëndësi.

Unë jam me De Biasin deri në Lion. Pastaj le të na dalë gjumi nga kjo ëndërr që po jetojmë dhe le të fillojmë ta shajmë. fundja ai është “fajtori” që besuam në një ëndërr.

Scusi Mister!

/Posaçërisht për JAVA NEWS

Next Post

Shqipëria, “kundërshtar i ndërlikuar” për Francën e Deschamps

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In