• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vora for Capital

by
30/05/2015 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

 

Sokol Balla /

Ndërsa intervistoja Ilir Metën këtë të enjte, konstatoja me habi pasionin me të cilin ai mbronte çështjen e miellit të helmuar të Agroblend. Dhe si skeptikë dreqi dhe të pakorigjueshëm që jemi, mendja ku nuk shkon: Vora, qendra e zonës industriale (përfshirë 500 metra në vijë ajrore me Gërdecin dhe një kilometër me Rinasin), ku kryetar është (rastësisht) krushku i Mediut, po aq (jo) rastësisht Presidenti i AgroBlend e që kandidon sërish për një mandat bashkie. Deri dje Vora mbahej mend më shumë për Gërdecin, ndonjë investim misterioz arab, apo shënimin e famshëm të një ish kryetari bashkie, në librezën e punës së dikujt, i cili i kërkoi t’i shkruante në librezë se përse po e pushonte nga puna: “Bjer Librezën”, i tha kryebashkiaku i Vorës. Dhe i shkruajti në të: “Pushohet nga puna sepse më do…”. (Ngjarja është e vërtetë)

 

Po t’i kthehem pasionit të Metës për Vorën. Në fakt mendoj se nuk shkon më shumë se pasioni i një derbi, megjithëse kampionati ka mbaruar. Mendoj se askush nuk e kishte parashikuar këtë fushatë të vakët. Dhe zakonisht fushatat “e nxehta” në vend i ka bërë PD. Pa rëndësi në pushtet apo opozitë. Kështu ka qënë në 1992, 1996, 1997, 2005, 2009. Përjashto 1997, në rastet e tjera ka fituar PD. Çka me deduksion logjik, të çon në atë që po nuhasin të gjithë: që PD zor se fiton kësaj radhe. Jo sepse nuk ka kazus, se [do qeveri konsumohet në dy vjet, pa folur për këtë aktualen që i ka patur që në “lindje” disa ministra të konsumuar. Jo se njerëzit nuk kuptojnë, bile ata kuptojnë shumë mirë. Por ndoshta e kanë vështirë të mësohen pa Berishën, dhe karizmën e tij agresive, që ka qënë për keq e për mirë, lokomotiva e çdo fushate. Si duket stili i ri i Bashës, kërkon kohë të adaptohet dhe të adaptojë njerëzit. Por a do t’i lënë atij kohë? Ndryshe nga Rama që hipi në një autobus ku shoferi ishte hedhur vetë jashtë kabinës, shoferi i trenit të Lulit ndaloi në stacionin e tij, i hapi derën, i dha lule, i dha timonin, por mori me vete një telekomandë në distancë. Jo më kot, Berisha, i ndjerë i përjashtuar nga fushata, tashmë është shumë aktiv, në emisione të nivelit të dytë dhe të tretë të ekraneve shqiptare. Por i frustruar nuk është vetëm Berisha.

 

Në një fushatë ku duket se njëra palë është futur me nxitim dhe tjetra me përtesë, i frustruar ndihet Veliaj, që si Dimogjeni me llampë kërkon patjetër përplasjen e panevojshme me varkën me vela të doktor Halimit. I frustruar është Taulant Balla, që në mungesë të debatit, i është kthyer batutave me spec në distancë me Tomën.

i frustruar është në fund edhe Ilir Meta, edhe ky një gjeni i fushatave dhe i punës në terren, por edhe ai i vënë në kërkim të një kundërshtari të padukshëm. Dhe kështu, në mungesë të rëndësisë (më në fund) të betejës pë Tiranën, mjafton shkëndija e parë, për të gjetur motivimin e munguar të një fushate, të thatë dhe të bardhe.

 

Ky nuk ka pse të jetë lajm i keq. Ne jemi të dëshiruar për pak fushatë indiferente. Për pjesëmarrje që mos të shkojë në 85 perqind, a thua se po zgjidhim të ardhmen e Skocisë në Mbretërinë e Bashkuar. Po zgjedhim thjesht kryetarët e rinj të bashkive. oh gabova sërish. ata janë zgjedhur. ne thjesht do bëjmë një formalitet.

 

Me qetësi (edhe nëse dashuri, nuk kemi)…

Next Post

“Go Pro”, Panairi i Profesionistëve që shkurton distancat mes tregut të punës dhe shkollimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In