• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Koha për një President nga e majta

by
17/09/2015 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Po lexoja sot intervistën e Presidentit Nishani, kur në e-mail, më erdhi fotoja e tij e re zyrtare, me look-un e tij të ri. Më duket në intervistën e fundit që kam realizuar me të, e pyeta me shaka se tani taksapaguesve i duhet të paguajnë edhe për këtë foto. Por unë besoj se zoti Nishani e ka marrë me shumë seriozitet këtë foto. Ashtu si kishte folur në intervistën mbrëmë, me të njëjtin seriozitet për vilën qeveritare që duhet të kishte, me po të njëjtin seriozitet që kishte folur për raportet Shqipëri Serbi. Kam parë të flasë kështu seriozisht Bamir Topin, të flasë për ftesat që i fshihte dikur Ministria e Jashtme, apo Alfred Moisiun për seriozitetin e veshjeve të bodigardëve të tij. Apo Sali Berishën kur si kryetar Shteti, nuk ngurronte të rrëmbente të drejta Kushtetuese që i përkisnin të tjerëve, pasi konceptonte të drejtën e tij personale për të ushtruar pushtet si President, si një të drejtë të dhënë nga Zoti.

Krahasuar me Sali Berishën President, apo edhe me të tjerë të dalë nga e djathta apo direkt partia e tij, zoti Nishani është një president i mirë. Me thënë të drejtën veç faktit të një retorike oponente me qeverinë dhe kthimit sistematik dhe reciprok të ligjeve dhe dekreteve nga të dyja palët – po! Qeveria dhe Presidenti janë palë kundërshtare dhe ky është fakt – zoti Nishani i ka qëndruar korrekt postit që mban dhe Shtetit që përfaqëson. Sigurisht sipas mënyrës së tij. Në kohën e tij nuk ka pasur as konflikte të armatosura, as të vrarë nga Shteti, as protesta apo trazira civile. Gjithsesi këtu besoj merita është edhe e qeverisë me të cilën ai është detyruar të bashkëjetojë. Me kaq kundërshti sa ka regjistruar ai me kabinetin Rama, në një rast eventual me një kabinet Berisha, sot atij do t’i ishin numëruar brinjët, duart, këmbët, pasuritë, kushërinjtë. E vetmja gjë që socialistët sot nuk duhet të jenë krenarë, por duhet të ulin kokën, është fakti që i vështirësuan jetën Zonjës së Parë, sa e detyruan të ikte nga puna shtetërore. Por nga ana tjetër, besoj se nëse Nishani do bashkëjetonte me një qeveri të djathtë, mos sot, nesër, edhe me të, ai do të ishte përplasur. Kjo sepse historia 25 -vjeçare e pluralizmit shqiptar, na ka mësuar se Presidentët që vijnë nga e djathta, kanë mënyrën e tyre sesi e shohin respektin për Kushtetutën. Ata e duan vendin, por sipas mënyrës së tyre. Siç Robert Elsie ka thënë për Sali Berishën: “Ai mendon se çfarë është mirë për të, është mirë edhe për Shqipërinë”.

Sigurisht që e vërtetë duhet të ishte e kundërta. Ndaj subjektiviteti i sinqertë i presidentëve tanë të djathtë, Berisha, Moisiu, Topi, Nishani, nuk ka kaluar pa pasoja këto 25 vjet. Berisha dy vjet pasi u bë President, kërkoi më shumë kompetenca, në një referendum që i dha shuplakën e fortë në nëntor 1994, dhe që në vend që t’a zgjonte, e futi edhe më thellë në abisin e tij psikologjik niksonian, se populli nuk e kuptonte sesa i mirë ishte Presidenti i tij. Në 1997, kësaj thyerje psiko-politike, të gjithë ne, i paguam një taksë të rëndë. Moisiu po ashtu, i dha presidencës fytyrën e tij. Për fatin e mirë të të gjithëve, por të keq të tijin personal, kostot i mbajtën kryesisht vetëm ai, dhe familja e tij. Bamir Topi erdhi në Presidencë me bindjen e të drejtës divine se i ishte bërë një padrejtësi historike dhe se posti, ishte më shumë një kompensim për këtë. Kjo nuk e la asnjëherë të jetë 100 përqind President. Instiktivisht punoi për të vendosur në vend padrejtësinë politike. Jam shumë i sigurt se sot, aty ku është, është më i lumtur se çdo ditë në pesë vitet e presidencës së vet.

Po. Presidencës së vet. Kështu “të vetën” e kanë perceptuar të gjithë presidentët që kanë dalë nga e djathta, dhe këtë përshtypje të lë edhe presidenti Nishani. Nuk them që e bëjnë me qëllim, por presidentët nga e djathta harrojnë që janë president të të gjithëve, dhe bëjnë atë që dijnë të bëjnë më mirë: bëhen President të askujt. Ose më sakte: bëhen President të vetes së vet.

Në këto 25 vjet, kemi patur president të majtë, vetëm për një mandat e gjysëm. I ndjeri Ramiz Alia u zgjodh i pari i tillë në vitin 1992. Dha dorëheqjen shumë shpejt pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992. Argumenti? “Unë nuk përfaqësoj më shumicën e vullnetit të popullit”. Sali Berisha, edhe ai dha dorëheqjen në fillim të mandatit të dytë, pas zgjedhjeve të Qershorit 1997. Por  tre muajt që ai e tërhoqi zvarrë largimin e tij nga zyra, ishin po aq me kosto për Shqipërinë, sa tre muajt e tij paraardhës në zyrën e Presidentit.

Rexhep Meidani është presidenti I vetëm I majtë me një mandat të plotë në këto 25 vjet. U zgjodh në një vit kaotik dhe një vit më pas, iu desh të përballonte një nga krizat me të forta të këtij vendi, shtatorin 1998. Atë muaj, tanket e rrëmbyera nga demonstruesit e PD, u drejtuan drejt kryeministrisë. Por selia e presidentit vetëm 100 metra në vijë ajrore larg, nuk u prek. Demonstruesit nuk u afruan kurrë atje. Në një vit, Meidani kishte arritur  të krijonte bindjen, se nuk ishte më I PS. Edhe për ata që nuk e pëlqenin. Edhe kur iku, iku pa zhurmë. Fakti që dështoi të kishte një karrierë postum në politikë, në fakt vetëm I shton vlerë viteve të Presidencës së tij. Ai vinte nga e majta, nuk ishte politikan klasik. Dhe si I tillë, në cv e tij, Presidenca mbeti periudha më e shkëlqyer. Duke mbetur gjithashtu një gjurmë positive në historinë e shtetit.

Ndërsa i afrohemi vitit 2017, kur do të zgjedhim një president të ri, duke reflektuar mbi historikun e presidentëve të këtij [erek shekulli, duke kujtuar momentet e nalta dhe t’ulta të krerëve tanë të shtetit, duke rivlerësuar balancat politike historike në vend, mendoj se pas një viti e gjysëm, na duhet të tentojmë një eksperiment të ri: një president që duhet të vijë nga e majta. Të gjithë eksperimentet e tjera I kemi provuar dhe kanë dështuar. Kemi pasur një president të fortë të djathtë (Berishën), një president apolitik të djathtë (Moisiun), një president politik të zemëruar të djathtë (Topin) dhe një president thuajsepartiak të djathtë (Nishanin). Asnjë prej këtyre nuk ka mundur të jetë president më I mirë sesa I vetmi president I dalë nga e majta (Meidani).

Të majtët dhe të djathtët e duan njësoj vendin e tyre. Vetëm se e duan ndryshe. Dhe këtu nuk ka asnjë të keqe.

Por historia e 25 vjetëve ka treguar se kjo dashuri e shprehur ndryshe nga karrikja më e lartë e shtetit, ka sjellë pasoja të ndryshme mbi vendin. Një president që del nga e majta, del realisht nga e majta. Një president I djathtë, mbetet I djathtë kompleksiv edhe si president.

Sigurisht problem është fakti se të majtët gjejnë më shpejt konsensusin me PD për një president të djathtë, sesa ujdinë mes vetë atyre, për një president nga e majta. Por besoj tashmë koha ka ardhur që të majtët të kuptojnë më në fund se ndonjëherë respekti për shtetin, ka më shumë rëndësi sesa marrëveshjet politike me kundërshtarin. Aq më tepër kur më shumë sesa marrëveshje, kanë qënë larje hesapesh mes tyre.

Next Post

Banorët paralajmërojnë studentët: Ju shohim nudo në banjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In