• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hillari Klinton dhe Shqipëria, Asteriks dhe Obelisk

by
02/12/2015 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Boston Globe, prestigjiozja amerikane botoi në orët e pasdites të ditës së martë, pjesë nga mijëra e-maile të deklasifikuara nga koha kur kandidatja për president e SHBA Hillary Rodham Clinton (në fakt sa ka nisur fushatën çuditërisht përdor vetëm mbiemrin e burrit) kryente muajt e fundit të funksionit të saj si Sekretare Shteti, të cilat jo vetëm zbuluan gjuhën e papastër të Departamentit të Shtetit kur vjen puna tek realpolitika e jashtme, por edhe inefikasitetin e kësaj zonje dhe të tërë administratës demokrate në këtë fushë të rëndësishme të politikëbërjes amerikane. Dhe shembulli më i qartë për ne shqiptarët në këtë dokument, është pikërisht ajo pjesë që lidhet me Shqipërinë. Si një fakt i pakundërshtueshëm se nëse Hillary Clinton hyn në Shtëpinë e Bardhë, politika e jashtme amerikane do të vazhdojë të jetë e dëmshme me aneminë e saj, për ne, rajonin dhe sidomos Lindjen e Mesme.

Në këto e-maile flitet sesi stafi i zonjës Clinton, në muajin shtator, pikërisht kur ajo përgatitej të largohej nga detyra për t’ju kushtuar fillimit të mbledhjes së fondeve për fushatën presidenciale, i thoshte asaj se duhet të thyente rekordin e vizitave në vende të huaja. Deri në atë moment ajo kishte udhëtuar në 100 vende dhe që të thyhej rekordi i paraardhësit, ajo duhet të shkonte në së paku 10 vende të tjera Brenda muajve shtator – dhjetor 2012. Sipas Boston Globe dhe citimeve që ajo i bën një rivales republikane të Clinton “të udhëtosh si sekretare shteti, nuk është arritje. Eshtë thjesht puna jote”. Por për Clinton dhe stafin e saj, të udhëtonte nëpër botë ishte thjesht një sfidë numrash. Si të ishte në një sfidë mes meje dhe Fevziut, se kush ka parë më shumë vende në botë.

Për këtë, stafi sipas e-maileve, i paraqiste një listë me 94 vende ku ajo ose nuk kishte qënë asnjëherë, ose kishte qënë, përpara se të ishte sekretare shteti. Stafi gjithashtu i shoqëronte listën duke shënuar me asteriks, pra me yll, 10 vendet ku ata i sugjeronin asaj të udhëtonte. Në fakt Hillary Clinton vizitoi jo 10, por 14 vende, siç shkruan Boston Globe, përfshirë edhe Mongolinë “ku sekretarja vizitoi kryeqytetin Ulan Bator, ku foli për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, apo edhe vende afrikane si Benin”. Shkrimin e plotë të Boston Globe së bashku me faksimilen e dokumentit të emailit në fjalë, mund ta gjeni në këtë link:

http://www.bostonglobe.com/news/nation/2015/11/30/clinton-staff-urged-her-visit-more-countries-secretary-state/zKuFUSEHQRj9QbYEa1r8hL/story.html?event=event25?event=event25

Siç mund të lexoni në këtë dokument, vendi i parë në listën që i sugjerohet Sekretares Clinton është Shqipëria. Arsyeja? Thjesht alfabetike. Aq pa rëndësi është Shqipëria në këtë email, sa as nuk i sugjerohet asaj me asterisk, pra me yll. Në fakt Shqipëria kishte në nëntor një moment historik: festonte 100 vjetorin e saj si Shtet. Dhe në fakt Clinton erdhi në Tiranë.

Por dokumenti tregon se kjo vizitë ka qënë mëse rastësore. Them e tillë, në aspektin e politikës së jashtme amerikane. Kjo vizitë së paku nuk është e sugjeruar nga stafi i saj më i lartë. Por përse erdhi Clinton në Tiranë? Ka vetëm një shpjegim: lobimi i qeverisë shqiptare, përmes firmave si Podesta dhe qindra mijëra dollarëve të paguar nga taksapaguesit shqiptarë. Për Clinton pak rëndësi do kishte, nëse shkonte ato tre muaj në Tiranë apo Timorin Lindor (në fakt shkoi te të dyja). Sesa i shërbeu gjithë kjo tollovi qeverisjes së asaj kohe, e treguan muajt në vazhdim, kur Berisha fillimisht humbi aleatin e tij kryesor, pastaj humbi edhe zgjedhjet. Bile për të treguar sesi i shohin amerikanët qeveritë dhe politikanët e këtyre anëve, mjaft të them se Berisha që i mbajti dhe pallton gruas nga Uashingtoni kur e vizitoi në zyrë, nuk arriti ama ta ndalonte që ajo të takonte edhe kreun e opozitës për më shumë se 40 minuta në hotel Sheraton. Në një takim ku Edi Rama shkoi me Olta Xhaçkën dhe ku doli i lumturuar, pasi Zonja Sekretare e Shtetit ju drejtua atij “as the future Prime Minister”. Pra si kryeministër i ardhshëm. Kjo, tetë muaj para zgjedhjeve të qershorit 2013.

Por vetë politika e jashtme amerikane, nëse do ishte tërësisht në dorë të saj, nuk do ta kishte sjellë për 100 vjetorin e pavarësisë, kreun e saj në Tiranë. Në fakt nëse ka një dështim të thellë të administratës Obama në këto shtatë vjet, është pikërisht politika e jashtme. Dhe këtu nuk i referohem vetëm zgjidhjes së gabuar të gabimeve të Bush (luftës së gabuar në Irak e Afganistan, ju përgjigj me tërheqjen e gabuar nga këto dy fronte lufte) dhe asaj pasigurisë dhe ngurrimit për t’i dhënë një zgjidhje konfliktit në Lindjen e Mesme.

I referohem pikërisht mënyrës sesi politika e jashtme amerikane ndryshoi dramatikisht edhe në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët. Bush, do të hyjë në histori sepse pa patur asnjë lloj interesi personal (asnjë historie Monike, për shembull) dhe në fund të mandatit të tij të dytë, kur zakonisht asnjë president amerikan nuk ndërmerr veprime të forta në politikën e jashtme, erdhi në 2007 në Tiranë dhe shpalli pavarësinë e Kosovës. Po ky president, lidhjet familjare dhe lobiste të të cilit me Sali Berishën janë të njohura, nuk ngurroi kurrë t’i thoshte ashpër që të tërhiqej nga veprimet kokëshkreta tropojanit të tij të dashur. Për këtë mjaft t’ju kujtoj presionin e jashtëzakonshem amerikan kundër ligjit për lustracionin në vitin 2008, vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor.

Nëse nuk ju mjafton ky shembulli i e-mailit të zonjës Clinton për të kuptuar ndryshimin rrënjësor të politikës së jashtme amerikane për ne, pas ardhjes së Obamës, atëherë mjaft t’ju kujtoj një shembull, disa muaj PAS vizitës së saj në Tiranë. Pikërisht kur një palluqe i departamentit të Shtetit, erdhi dy herë në Shqipëri: një herë në mars 2013, kur deklaroi se zgjedhjet ishin në rrezik, pastaj e kthyen me nxitim pas tre javësh në prill, për të deklaruar se ja kishte futur kot herën e parë. Në kaq vite gazetar, nuk kam parë kurrë një papërgjegjshmëri në nivele kaq të larta të një politikani apo zyrtari të huaj.

Por besoj nuk ishte faji i tij.

Dhe meqë besoj disa po pyesin arsyen e këtij shkrimi është pikërisht sepse unë kam një bindje se faji në fakt qëndron gjetkë te politika e zbythur e jashtme amerikane, që ka lënë sot botën pa “xhandarin ndërkombëtar” dhe në duart e fatit, të ISIS dhe të Vladimir Putin: faji qëndron pikërisht tek Hillary Clinton. E cila tashmë synon edhe postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Kam frikë se ditën që ajo do hyjë në Shtëpinë e Bardhë pranë Obeliskut gjigant të Monumentit të Uashingtonit, përveç komplekseve dhe fantazmave të Levinskit, atë do ta ndjeki i njëjti staf si ai që i çonte e-maile dhe të njëjtit lobistë. Të painteresuar për Shqipërinë aty pranë në Obelisk. As për t’i vënë një asteriks, në listën për ta vizituar sërish.

Fundja aty, ajo “ka qënë një herë”.

Posaçërisht për JavaNews.al

Next Post

Spinaqi, një armë kundër kancerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In