• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sokol Balla / Heronjtë dhe anti-heronjtë

by A R
18/06/2016 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të premten në Allianz Riviera të Nicës, pashë se çfarë do të thotë të të marrë turma poshtë. Ndeshja pa‎ti një hero, Iniestën dhe një anti-hero, Arda Turan. Të dy pjesëtarë të një ekipi, Barcelonës. Ndryshimi? Iniesta i duartrokitur nga të gjithë, Turan i tallur nga të gjithë. Sa herë ai prekte topin ulërimat shoqëronin tribunën veriore të stadiumit. Kjo ishte arsyeja pse Turqia mbrëmë luajti në fakt me dhjetë lojtarë. Arda Turan thjesht ishte një fantazmë. Jam i sigurt që këto do jenë ndeshjet e tij të fundit me Turqinë, ku me siguri ai do mendohet mirë nëse do të dojë të kthehet.

Turqit janë pasionantë me futbollin por nuk i falin tradhëtitë. E provoi këtë më shumë se të gjithë Mesut Ozil i cili zgjodhi Gjermaninë. Me koston që nuk shkon dot në Turqi dhe nuk luan dot përballë ish-bashkëkombësve të vet, në klub dhe me kombëtaren. Janë shumë lojtarë turq që ndajnë këtë fat. Por nuk janë të vetmit.

Prej tre ditësh media franceze merret me një gjest të turpshëm të Paul Pogba, gjatë ndeshjes me Shqipërinë në Marsejë. “Bras d’honeur” ose shenja e krahut që ai i drejtoi simbolikisht tribunës së medias me gjasë për shkak të kritikave të shumta drejtuar atij për performancën shumë të dobët në këtë Europian. Të shtunën Dechamps tha se kishte biseduar me të, dhe i kishte besuar versionit të Drogba. I cili edhe në një deklaratë tha se “nuk do t’i drejtonte këtë shenjë tribunës ku ishte nëna dhe vëllai im”.

Askush nuk e beson ama përveç trajnerit të tij. Futbollistët vlerësohen si Gladiatorët: ata edhe vdekjen duhet ta kenë dinjitoze. Në rastin e tyre të jenë kokulur, sidomos përballë tifozëve. Sepse janë tifozët që u blejnë bluzat, janë ata që harxhojnë mijëra euro për t’u rënë nga prapa kur luajnë jashtë. Janë ata që ushqejnë makinerinë e parave që u siguron atyre rroga përrallore. Më kujtohet Stefan Effenberg. Mesfushori i talentuar gjerman në një moment tensioni iu kthye tifozëve të vet me një shenjë të caktuar. DFB gjermane e përjashtoi përjetësisht nga Mannschaft në një moshë relativisht të re dhe askush nuk mori vesh se çfarë u bë me të.

Kjo ka qenë e vërtetë edhe në futbollin e kohës së komunizmit. Kam qenë i vogël në stadium kur një futbollist që sot nuk jeton më, i Partizanit, një mbrojtës i shkëlqyer i Kombëtares ju kthye tifozëve të vet, të cilët në fakt po e shanin, me një gjest të turpshëm. U dënua menjëherë dhe nuk mbaj më mend që ta vishte më fanellën e kombëtares.

Pak muaj më parë një histori preku mbarë botën. Një fëmijë afgan me një qese me vija të bardha dhe blu dhe me emrin e shkruar me stilolaps: Messi. Vetë superlojtari u angazhua t’i çonte një bluzë personazhit që preku miliona vetë në rrjetet sociale. Futbollistët duhet të jenë një rol model për ndjekësit e tyre. Modelet e Balotelit, George Best apo Paul Gascoigne tashmë i përkasin historisë. Para modelit të rolit, edhe talenti nuk ka më rëndësi. Shikoni transformimin e Suarez. A thua ka ndryshuar si karakter? Jam i sigurt që do të hante veshët e dikujt sërish. Nëse do ta lejonin sponsorët, menaxherët dhe sigurisht opinioni publik.

Po kuqezinjtë a kanë antiheronjtë e tyre? Megjithëse sjellja e Taulant Xhakës në ndeshjen e parë dhe performanca e tij në të dytën, lënë për të dëshiruar mendoj se jemi ende larg për fat, pasjes së një anti-heroi. Përkundrazi, sulmuesi ynë kryesor Sadiku, i përjashtuar dikur nga Superliga Shqiptare për sjellje të keqe, është rikthyer tashmë i reformuar, nga bad boy në golden boy të Kuqezinjve.

Sigurisht ne kemi edhe një superhero që është Lorik Cana, dhe një hero të heshtur si Mërgim Mavraj, të cilët përveç talentit, reflektojnë në fushë dhe jashtë saj, dinjitet, integritet dhe përulësi. Tani që futbolli ynë është ngjitur në këto maja të larta të futbollit botëror, ndoshta është koha që Federata dhe të gjithë ne, të investohemi në promovimin edhe të këtyre vlerave.

E para që do përfitonte është Superliga shqiptare, arena e futbollit vendas, ku megjithëse janë ulur në numër, numrat e antiheronjve nuk mungojnë. Por më e rëndësishmja është që brezit të ri të fëmijëve të mos u ofrojmë bluza të Messit. Tashmë kemi bluzat e kombëtares, me emrat në kurriz të heronjve tanë.

Dhe kjo është fitorja më e madhe e kësaj aventure europiane të futbollit shqiptar. Edhe nëse nesër na mund Rumania.

*Posaçërisht për JavaNews.al

Next Post

Horoskopi 19 Qershor 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

December 25, 2025
Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

December 25, 2025
Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

December 25, 2025
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

“Sa herë vjen Berisha, PD humbet thellë, shajnë Lulin..”/Analisti: Skenari më i keq, Salianji do i bashkohet tradhtarëve

December 25, 2025
Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin e Shqipërisë në BE

“Veliajt iu shkelën të drejtat”, raporti i Avokatit të Popullit: Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve

December 25, 2025
740 mijë automjete në Shqipëri, Benz-i i pari në listë

Makinat, ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Ja sa do të vlerësohen mjetet që hyjnë në Shqipëri

December 25, 2025
Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

December 25, 2025
Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

December 25, 2025
Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

December 25, 2025
VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com