• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e shifrave

by Sokol Balla
15/06/2016 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Me Francën si me shumë skuadra të mëdha, nuk i kemi punët mirë kur vjen puna te shifrat. Ndonëse në dy miqësoret e detyruara me vendin mikpritës të Euro 2016 kemi marrë katër pikë dhe kemi shënuar dy herë (përfshirë edhe një Eurogol nga Kaçe në Elbasan Arena gati fiks një vit më parë në 13 qershor 2015), në total gjelat kanë një golavarazh plus dhjetë ndaj kuqezinjve. 13 gola të shënuar përballë tre tanëve. Vetëm njëri ama është zyrtar. Erion Bogdani, sot drejtues i skuadrës, është i vetmi që i ka shënuar Francës vite më parë.

Franca është ndeshur me ne vetëm për kualifikueset e Europianit dhe asnjëherë botërorit, katër herë. Fitorja më e thellë në Parc de Princes 5 me zero për Euro 1992. Në Parc de Princes ku nisi karrierën në PSG në ekipet zinxhir Lorik Cana, i cili sot jeton në afërsi të Marsejës, që sot së bashku me Lenjanin, dikur i Rennes, luan në skuadrën e Nantes.

Në Marsejë Franca nuk është mundur asnjëherë në katër ndeshjet e fundit rresht që ka luajtur aty, por që nga viti i largët 1998 kur mundte Afrikën e Jugut në ndeshjen e hapjes në grupe për Botërorin e atij viti, asnjëherë nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare ne Velodrome. Por ama në 1984, këtu mundi Portugalinë për të arritur finalen e Europianit, që e fitoi. Edhe atëherë në fushë të vet. Ashtu si edhe botërorin e 1998.

Goldman Sachs thotë se edhe kësaj radhe mundësitë më të mëdha për të fituar Europianin i ka Franca me 23,1 përqind, pasuar nga Gjermania me 19,9, Spanja 19.9 dhe Anglia me 10.5 perqind.

Por Shifrat janë shifra. Deri tani nga këto parashikime, të justifikuara i ka Gjermania, ndërsa Spanja dhe Franca vuajtën të marrin fitore me kundërshtarë që kanë shanse thuajse sa Shqipëria për të fituar Europianin. Meqë jemi te Shqipëria: Goldman Sachs thotë se ajo ka vetëm 7,6 përqind mundësi të kalojë grupin, të arrijë në gjysëm finale vetëm 1,8 përqind, ndërsa të dalë në finale (sipas Top Channel) duhet një mrekulli, ose e përkthyer në shifra 0,4 përqind. Studimi i jep 0 përqind mundësi Shqipërisë të fitojë Europianin dhe 0,1 përqind Uellsit. Por ndërkohë Uellsi ka fituar ndeshjen e parë dhe pret i qetë Anglezët nesër në Lens, në një derby breton. Ekipi më i rrezikshëm pas Gjermanisë është shfaqur Italia, e megjithatë Goldman Sachs as nuk e kishte hiç ndër favoritët për titull. Ah Goldman Sachs, një nga bashkëfajtorët e krizës ekonomike amerikane, sepse në analizat e saj kishte ngatërruar shifrat…

I ngatërroi edhe në Botëror para dy vjetësh kur nxirrte fitues Brazilin e 48 përqind. Po pastaj e dimë si përfundoi Brazili, 1 me 7 me Gjermaninë më pas kampione e Botës.

Dhe në fund: parashikimi nuk i doli i plotë as Canës. Para shortit pati shprehur dëshirën që Shqipëria të zhvillonte ndeshjen e parë me Francën dhe në Marsejë. Shorti nxorri Shqipërinë përballë Francës. Ndeshja do ishte në Marsejë por do ishte ndeshja e dytë. Cana si për një lojë të poshtër të fatit, mungoi për pak në parashikimin e tij dhe do të mungojë kështu edhe në ndeshje. Kështu i ka ecur atij fati gjithmonë në Francë. Me PSG përfundoi i dyti në kampionat në 2004, po ashtu i dyti dy herë me Marseille, si dhe humbi dy herë në finalen e Kupës katër vjet që luajti me të.

Pastaj i lodhur iku prej saj, pikërisht kur në stol erdhi Didier Dechamps, i cili më pas me Marseille fitoi gjithçka.

Por me nuk ka fituar akoma. Përkundrazi. Ka lënë katër pikë.

E di, janë vetëm shifra. Dhe për ne nuk kanë shumë rëndësi. Shifrat lidhen me trurin. Ne sot do luajmë me zemër.

*Posaçërisht për JavaNews.al

Next Post

Tiranë/ Arrestohet efektivi i policisë, dhunonte prej 6 muaj ish të dashurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

April 4, 2026
Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

BE kritikon Shqipërinë për minoritetet, biznesin dhe fondet… por jo për drejtësinë!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In