• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ATMeta, ose kriza e partisë së tretë

by
04/07/2015 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Ka njeri sot që të më thotë, se kush është ADN-ja e Lëvizjës Socialiste për Integrim? Ose pak më thjesht: Kush është Gramoz Ruçi apo Sali Berisha i LSI? Përgjigja është e thjeshtë: i njëjti person: Ilir Meta. Kryetar është prapë i njëjti person, sekretar organizativ po ai, pasues i tij… po vetja e tij. Në kohën kur u krijua LSI, personaliteti i Metës ishte mjaft për të lindur partinë e tretë në Shqipëri. Ishte koha e partive individ në fakt në gjithë Europën, nga Berlusconi tek Sarkozy. Parti që nuk kishin nevojë për struktura, por ekzistonin përmes mediave. Funksiononin kryesisht për fushata dhe fitonin zgjedhjet, përballë partive tradicionale. Por koha e tyre kaloi shpejt, as një dekadë. Sot Forza Italia është në krizë, pasi Berlusconi i plakur, e ka të vështirë të gjejë trashëgimtar, che më i afërti kandidat Salvini, është në një parti tjetër, Lega Nord.

Ndërkohë parti tradicionale si PDS, nuk vegjeton, por është e gjallë dhe tangërlliku i Renzit para kamerave, ishte shumë e shkurtër si stinë politike. Zgjedhjet e fundit në Shqipëri treguan pikërisht këtë: se partitë tradicionale, PS dhe PD jetojnë përtej liderit të momentit apo të shkuar. PD humbi zgjedhjet por nuk regjistroi rezultat të keq, përkundrazi. Fitoi disa zona dhe desh mori të tjera, ndërkohë që shënoi rritje në vota në qarqe si Fieri, ku dihet se të jesh i djathtë, është thuajse një eveniment jo i zakontë. Pra PD, kaloi testin e parë pa Berishën. Pra humbi zgjedhjet, por nuk humbi vendin e dytë, ashtu siç jo pak veta shpresonin.

Humbëse reale politike në këto zgjedhje është LSI. Ilir Meta vërtet fitoi nëntë bashki, nga dy që kishte fituar katër vjet më parë, por humbi Lezhën, Pogradecin, Selenicën, Ballshin, të gjitha zona urbane të klasifikuara by default të majta. Ilir Meta shënoi një humbje personale të panevojshme në Vorë dhe mbvështetësit e partisë së tij, me bllokimin e rrugës nacionale por edhe me dështimin e apelit në KQZ e me gjasë edhe në Kolegj, regjistruan të vetmet sjellje të vjetra që kemi parë dikur ne zgjedhje. As, PS, dhe surprizë as PD, nuk i treguan këto shenja, përkundrazi. U duk sikur në heshtje, lanë LSI të dukej politikë e vjetër në 21 qershor. Dhe megjithë bashkitë e fituara dhe pretendimet për rritje në vota, LSI dhe Meta janë fajtorë pikërisht për këtë: se duke qenë forca më e re politike, po reflekton një vjetërsi të çuditshme në sjelljen publike, duke vënë në dyshim shansin e artë që patën në 2005, për të thyer dominimin e dy dinosaurëve rozë dhe blu. Po përse ndodh kështu? Përse duket si humbje ajo që në fakt në shifra është një fitore?

E para sepse shifrat janë relative. në 2011 LSI mori në lokale më shumë se 200 mijë vota. E megjithatë 183 mijë votat e 2013, sigurisht kishin një vlerë shumë më të madhe se to. Katër mandatet e LSI në 2009, kishin vlerë sa 40, që premtoi Meta në fillim të fushatës. Kjo për shifrat. Ndërkohë këto zgjedhje treguan, se o nga mosdija o nga besimi i tepruar Meta dhe të tijtë kanë miratuar një hartë të re administrative që minimizon rolin ndikues të votës së tyre. Rezultati në Tiranë ku LSI humbi vota krahasuar me të shkuarën dhe Veliaj fitoi sërish me diferencë, apo zona si Lezha, tregojnë se në zgjedhjet e ardhshme politike, LSi nuk do ta ketë të lehtë të fitojë të njëjtin numër mandatesh. Vota në Pogradec, dhe firot e votave në disa qendra të mëdha, tregojnë se stigma ndaj partisë së Metës, si një ATM, ku futet karta dhe dalin, leke, punësime dhe përfitime, nuk shihet me sy të mirë nga publiku i gjerë, çka paralajmëron kufizim të bazës fluktuese të LSI. Edhe fitoret në Bulqizë e Delvinë, tregoinë se më shumë se strukturat, ato erdhën nga grupe dhe fise me reputacion dhe ndikim në zonë. E që nesër nëse prishen interesat, këto vota migrojnë diku tjetër, siç tregoi vota në Buçimas. Ndërsa humbja në Kukës, tregoi se votat e partive të mëdha, nuk mund të importohen nga askush diku tjetër.

LSI sot është parti e fortë, por nuk ka struktura. Eshtë një parti shokesh e miqsh, që për më shumë varet nga shëndeti mendor dhe fizik i Ilir Metës, sesa nga organizimi i saj. Ndaj askush mos habitet pse një dietë e zakonshme e Ilirit kthehet në lajm kombëtar: pasi nga ajo dietë varet fati i LSI, duke filluar nga ata që i këndojnë ninulla Ilirit në telefon, që ta zërë gjumi, e deri të militantët që u shkon djersa deri në ulluk, sa herë ka zgjedhje. Por problemi më i madh i LSI është se ajo në vend që të rritet, duhet të piqet. Dikujt kjo mund t’i duket gjuhë e ashpër dhe me siguri, ata të ninullave në telefon, do ti pëshpërisin Metës: “E pe? e bën sepse…” Jo mo jo, nuk është fare kjo. LSI sot është një realitet fizik dhe solid, por po aq solide po bëhet problematika e partisë së rrugës së tretë. Me një lider të fuqishëm në vendimmarrje, por vulnerabël ndaj sëmundjes klasike të pushtetit, izolimit dhe rrethimit nga kllounët e oborrit, që i thonë “je më i bukri, je më i forti”. E pastaj në humbje, faji është gjithmonë i të tjerëve.

Në fakt i të tjerëve, është vetëm përfitimi. Ndaj duket se dy partitë e mëdha, po bëjnë sehir çdo ndodhë me LSI. Metës mund ti duket interesante një përqindje e afërt me PD, por a i ka thënë dikush se në një rast të tillë, pak diferencë do kishte për PS, nëse aleancën pas zgjedhore e ben me njërën apo tjetrën parti? Ilir Meta ka fituar sa herë ka luajtur nga rreshti i dytë, duke vendosur kush do rrijë në rreshtin e parë. Dhe sa herë ka tentuar të luajë big, zakonisht ka mbetur edhe jashtë rreshtit. Ndaj LSI duhet të piqet dhe jo të rritet. Ose do rrezikojë takikardi kolektive, sa herë Metës ti lëvizë tensioni i gjakut në Lalëz.

Shkruar për www.Javanews.al

Next Post

Pse iu djersiten duart?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In