• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e do Rama reformën në Drejtësi?

by Java News
07/01/2016 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla / JavaNews.al

Deklarata e Kryeministrit e para pak ditëve se nuk e dinte se çfarë përmbante drafti i Reformës në Drejtësi, ishte shqetësuese për disa arsye. E thënë nga një politikan që kujdeset edhe për prompterin dhe filtrat e dritave edhe në një ceremoni fare të thjeshtë të Kryeministrisë, kjo merr dy interpretime: Ose Rama nuk ka nerva të lexojë e të punojë, ose pak i intereson Reforma në Drejtësi si e tillë, por thjesht si një manovër politike. Kam frikë dhe sinjale se është kjo e dyta.

Në çdo rast kryeministri ngjau pak bindës në synimin e tij për t’u dukur distant nga reforma. Eshtë e vërtetë se Fatmir Xhafa ka pasur autonominë e tij në këtë reformë, por pikat kryesore të miratuara nga ndërkombëtarët, kanë ardhur pa dyshim direkt nga kreu i mazhorancës. Ndaj duket pak e besueshme që nëse nuk e ka lexuar draftin e plotë të reformës, Rama të jetë i painteresuar për të. Por zhvillimet e fundit të shtyjnë të besosh se nëse kjo reformë nuk kalon, Rama nuk do të jetë edhe aq i shqetësuar. Reagimet e Ilir Metës përfshirë dhe humorin e tij pa kripë lidhur me këtë reformë, në një intervistë të fundit televizive, tregojnë se kryeministrit i intereson më shumë jetegjatësia e qeverisë që ai drejton, sesa morali i mazhorancës në krye të së cilës e zgjodhën shqiptarët dy vjet  e gjysmë më parë. Ilir Meta deklaroi në News24 se vendimi për aleancën politike të 2017 do të merret në 2017. Ky është deklarimi më i drejtpërdrejtë i njeriut që nga ndërkombëtarët konsiderohet thuajse hapur si pengesa kryesore e reformës në drejtësi, dhe mesazhi i tij direkt për Ramën se është gati ta shkëmbejë këtë reformë, me këtë vendim, edhe sot. Shenjat se LSI dhe njerëzit e saj nuk e duan dhe nuk e pranojnë këtë reformë janë të forta. Lart e poshtë ata flasin se janë tashmë në konflikt me “xhafizmin” dhe se reforma kështu nuk kalon. Për më tepër thonë ata, edhe kryeministri mendon tashmë si ata. Edhe nëse kryeministri nuk mendon si ata, a do të veprojë ai kundër atyre, për ti dhënë vendit sistemin e drejtësisë që meritojmë? Duke i marrë me rezerva deklarimet e tyre, gjithsesi mbetet një pikëpyetje e madhe, të cilën kryeministri nuk e ka sqaruar akoma: çfarë do të bëjë ai politikisht, nëse kjo reformë nuk kalon?

E marr me mend përgjigjen e kryeministrit. Ai do të thoshte se nuk merret me skenare hipotetike dhe se reforma do kalojë. Por specifikat e numrave në kuvend, e koalicionit që e mban në karrige, e rëndësisë së reformës për të ardhmen e integrimit europian dhe të raporteve kritike me SHBA, duhet ta bënin kryeministrin të merrte përgjegjësitë politike dhe t’i përgjigjej kësaj pyetje. Kujtoj se Kryeministri Berisha, shumë më i plotfuqishëm në partinë dhe qeverinë e tij në vitet 2005 2009, kur situata para zgjedhjes së Bamir Topit president, u bë kritike, iu drejtua deputetëve të tij me fjalinë: “Nëse nuk arrijmë të gjejmë votat për president, atëherë bëhuni gati për zgjedhje të parakohshme”. Ishte kjo fjalia që bëri të tërhiqen ata që ishin kundër Topit president, dhe t’i hapnin rrugën skenarit të pamoralshëm por kushtetues të blerjes së votave nga e majta.

Edi Rama nuk ka ndonjë litar kushtetues që i rri ngushtë rreth qafës, nëse reforma në drejtësi nuk kalon. 66 votat e PS nuk do jenë mjaft ama, që qeveria e tij të vazhdojë të rrijë në karriget e pushtetit, ndërkohë që kundër reformës do votojnë potencialisht 20 e LSI dhe 44 votat e PD. Moralisht qeveria kështu quhet e rënë, politikisht e mbaruar. Ndërkombëtarisht e njollosur. Dhe pa asnjë të drejtë të ngrysë qoftë edhe një ditë pas rrëzimit të reformës në drejtësi. Ndaj dhe shumica e shqiptarëve presin të dëgjojnë kryeministrin e tyre, t’u thotë se nëse reforma në drejtësi nuk kalon, atëherë kjo qeveri dhe kjo mazhorancë kanë rënë. Se ai, si kryetar i partisë më të madhe në vend dhe lokomotivës së mazhorancës së majtë, do t’i kërkojë sovranit të zgjedhë maxhorancën e duhur të votave në kuvend, për të kaluar këtë reform në drejtësi.

Sigurisht kjo do ishte një taktikë sublime dhe martirizuese. Mund të sillte ndoshta edhe rrezikun e humbjes në këto zgjedhje të parakohshme. Por kështu Edi Rama do të hynte në histori, si njeriu që tentoi të bënte dy gjëra të mira për këtë vend: ta bënte me një system drejtësie modern dhe të shpëtonte të majtën nga putanëria politike e dekadës së fundit. Nëse humbiste, atëherë mund të largohej me buzë në gaz dhe krenar, pasi askush nuk do ta akuzonte se deshi më shumë karriken e tij të pushtetit sesa këtë vend.

Sepse kështu do ta akuzojnë, nëse reforma bie, për shkak se maxhoranca e tij jo vetëm nuk gjen votat, por pëson hemoragji edhe nga Brenda rradhës të saj, dhe ai do të vazhdojë të jetë në krye të një qeverie, që do të ketë humbur çdo legjitimitet në sytë e shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Deri dje kisha vetëm frikën se kjo reformë nuk do të kalojë. Sot më është shtuar ankthi, se kryeministri nuk duket edhe aq i shqetësuar për këtë. Se është më i frikësuar mos humbi Ilirin, sesa shqiptarët. Por tashmë nuk i shmanget dot përgjegjësisë. Njeriu që vdes të mos ndajë fitoren me askënd dhe humbjen me të gjithë, kësaj radhe do të jetë vetëm dhe edhe njëherë lakuriq para opinionit public. “Manhood”-i i tij do të kalojë tani provën e vërtetë me reformën në drejtësi.

Dhe nuk ka për të shpëtuar duke ngritur gishtin e akuzës ndaj opozitës dhe gishtin e mesit ndaj LSI. Sepse çdo gisht që do ngrejë tashmë do ketë vetëm një destinacion: ndenjësen e karriges së tij.

Next Post

Guidë për turistët: Një javë në Shqipëri

Comments 1

  1. TJ says:
    10 years ago

    Sokol Balla shte nje gazetar medioker!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lideri i Çeçenisë, “moskokëçarës” dhe me tone të ashpra: Gati për luftë me Europën nëse Putin jep urdhrin

Lideri i Çeçenisë, “moskokëçarës” dhe me tone të ashpra: Gati për luftë me Europën nëse Putin jep urdhrin

December 5, 2025
Bashkëmoshatari i tij e vrau me thikë në Durrës/ Në bankën e adoleshentit të ndjerë vendosen lule

Bashkëmoshatari i tij e vrau me thikë në Durrës/ Në bankën e adoleshentit të ndjerë vendosen lule

December 5, 2025
“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

December 5, 2025
FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

December 5, 2025
Ish-Presidenti Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa shqyrtohet të premten nga gjyqtarja Irena Gjoka

Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes

December 5, 2025
Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

December 5, 2025
Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

December 5, 2025
“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

December 5, 2025
“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

December 5, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In