• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sociologji fushate

by Java News
15/06/2015 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Verdi Norja

Fushata për bashkinë e Tiranës që në fillimet e saj nuk nisi si një fushatë zgjedhjesh lokale e zakonshme. Përveç faktit që koalicionet kryesore këtë radhë kanë kandidatë me profile diamtralisht të kundërt, kjo garë është e pazakontë edhe për faktin e garniturës që i shtojnë kandidatët e pavarur, natyrisht si vlerë e shtuar. Më i përfoluri ndër ta për të cilin do të flas më poshtë është zoti Gjergji Bojaxhi.

Garnitura zgjedhore për Tiranën më bën të jem skeptik për zotin Bojaxhi për disa arsye. Së pari, mendoj se kandidatët dhe potencialisht krytari i ardhshëm i bashkisë së një qyteti kaq të madh sa Tirana duhet patjetër që përveçse menaxher i mirë, të jetë po aq edhe politikan. Një menaxher i mirë në kuptimin klasik, ka si qëllim të garantojë mbarëvajtjen e punëve të njësisë që ai menaxhon, në këtë rast të bashkisë, dhe jo mirëmenaxhimin e  situatës sa më larg njësisë së tij, atje ku ndodhet edhe qytetari më i fundit. Tjetër arsye pse një kryetar bashkie duhet të jëtë njeri politik është e diktuar nga forma e organizimit politik që ne aplikojmë. Forma e kërkimit të votës tek votuesit dhe përgjegjësia politike, dhe jo vetëm individuale si në rastin e kandidatit të pavarur, për mbajtjen e premtimeve është garancia e vetme që kandidatët mund të japin për qytetarët.

Së dyti, qytetarët e dinë se mbështetja politike nga një parti e madhe për kryetarin e ardhshëm është e rëndësishme për realizimin e projekteve të tij në krye të bashkisë, sidomos nëse kjo parti që e mbështet është në pushtet. Nga ana tjetër një kandidat i zgjedhur nga një parti e madhe opozitare, do të kishte në mbështetje të tij gjithë forcën e opozitës për të ushtruar presion drejt qeverisë qendrore në favor të realizimit të projekteve të tij. Kandidati i pavarur e ka të pamundur të ketë një mbështetje të tillë. Në rast se zgjidhet një kandidat i pavarur, na lind dyshimi se ai gjithashtu mund të përdorë, me ose pa të drejtë, prirjen e kujtdo partie në pushtet për sabotimin e projekteve të tij.

Arsyeja e tretë ka të bëjë me kulturën tonë të të votuarit. Duke marrë në konsideratë shprehjen e një frustrimi dhe ngopjen e përgjithshme me politikanët dhe drejtuesit e njësive administrative, që ndjehet fort kohët e fundit, mendoj se kultura e votimit ndër qytetarët e Tiranës nuk arrin në atë nivel sa që këta të fundit, në mënyrë masive, të përshkojnë rrugën deri te kutija e votimit vetëm e vetëm për t’u dhënë një mesazh këtyre politikanëve. Në fund të ditës, votuesit shpresojnë që dikush të ketë vërtetë diçka në dorë dhe ta vërë në shërbim të qytetit dhe jo të votojnë për kapriço.

Sasia i ulët e votave të mbledhura nga Z. Bojaxhi për shkak të arsyeve që përmenda më sipër, kam frikë se do të krijojë një preçedent negativ edhe për rastin e kandidatëve të pavarur për njësitë e qeverisjes vendore, ashtu sic krijuan dikur tenatativat e partive FRD, AK dhe G99 për frymën e re që pritej të sillnin për shumë njerëz. Ata tentuan të sfidonin establishmentin politik, por pafuqia për të mbledhur vota, krijoi bindjen se kasta e vjetër është e paprekshme duke mbytur dhe duke bërë të paragjykohet çdo tentativë tjetër. Është njëfarësoj risie interesante që në rastin e Tiranës garnitura zgjedhore është pasuruar me kandidatura të pavarura si ajo e Z. Gjergji Bojaxhi, por këtë radhë, ndoshta me të drejtë, vota e qytetarëve do shkojë në favor të copave të mishit dhe jo për garniturën.

Next Post

The Royal Geographical Society: Shqipëria, sekreti i pazbuluara i Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In