Socialistët janë fitues të zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Portugali.
Kryeministri aktual do të ketë mbështetjen e 95 deputetëve, teksa i duhen edhe 20 deputetë për të formuar qeverinë. Pritet që ai të bëjë koalicion me partitë e tjera të spektrit të majtë.
Me shumë gjasa, ai pritet të bashkëpunojë me grupimet e majta radikale dhe komunistët që janë renditur në vend të tretë dhe të katërt. Me të njëjtat forca politike, ai ka bashkëqeverisur edhe në 4 vitet e fundit.
Portugalia është një ndër vendet e pakta në Europë që qeveriset nga socialistet duke i shpëtuar populistëve të ekstremit të djathtë.
/a.r