• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

S’nuk apo s’Edi

by A R
21/11/2015 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ani Elezi

Në shekullin XXI njerëzimi ka regjistruar një sërë arritjesh që na bëjnë të ndihemi të privilegjuar për kontributin e dhënë apo për kontributin e trashëguar nga brezat. Pra, duket se e gjithë shoqëria në tërësi është si një mekanizëm ku çdokush jep  një dorë për te ecur përpara. Ashtu si anglezët apo francezët, natyrshëm edhe ne shqiptarëve na lind përbrenda pyetja tipike: Aktualisht, në ç’pikë jemi persa i përket këtij kontributi social? Proces, i cili nuk është vetëm jetik por është një kauzë reale për çdo shoqëri.

E bëra këtë parashtesë pasi u ngacmova për të disajtën herë nga njerëz me poste të rëndësishme që qeverisin vendin tonë dhe  japin drejtim zhvillimeve në degë të ndryshme të shoqërisë. Janë individë hibridë, të kujdesshëm për kollarisje dhe për të hedhur parfume që shmangin erërat, të cilët, kur debatojnë ndjejnë shumë shpejt ezaurimin e argumentave dhe kthehen për sulme primitive tek kundërshtari i rradhës. Një prej këtyre argumentave është mungesa e shkollimit të të kundërtit politik apo ndonjë problem i ngjashëm pa rëndësi parësore. E ndesha këtë lloj debati gjatë mbledhjes së fundit  në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku një anëtare e partisë socialiste i drejtohet një kolegu të saj nga e djathta me këto fjalë: ‘Bëj shkollën që kam bërë unë e pastaj hajde flasim’. A thua se të gjithë ata që janë zgjedhur aty kanë debatuar gjatë idetë e tyre për këtë post dhe me pas kanë rezultuar fitues? Jo! Nje pjese e madhe e tyre thjesht kanë lidhjet e duhura dhe kjo i ka bërë të jenë aty ku janë sot, duke marrë vendime për çështje të ndryshme që lidhen drejtpërdrejt  me jetesën tonë. Madje duke mos i marrë tamam këto vendime por, duke pritur “t’ia japin” me mesazh telefonik sepse edhe të drejtën për të ngritur një karton e kanë të censuruar nga eprori i siglës partiake. Duke parë këtë situate aspak premtuese, shumë shqiptarë e kane kuptuar se alternativa e fundit që ata patën dhe qe ishte pëlqyer shume edhe nga ndërkombëtaret ‘kryeministri aktual z. Edi Rama’, duket se nuk po funksionon në menyrat me të cilat po e drejton këtë vend.

Një  milion votat që partia Socialiste mori në 23 qershor për dy vjet jo vetëm që janë reduktuar ndjeshëm por, nëse i konverton sot në shuplaka me siguri nuk dihet nga nisen dhe ku përfundojnë. Argumentin 1 milionësh Rama ia përmend opozitës sa here që ajo ngrihet apo përpiqet të bëjë opozitën.  Por edhe ky argument duket se nuk po “pi” më ujë pasi, situata është në atë pikë, që, nëse do më duhej ta perifrazoja, do ti huazoja gjyshes shprehjen e parapëlqyer “ ku thërret qameti”. Kjo gjë duket qartazi në jetën e përditshme. S’ke përse të dëgjosh shifra të servirura nga qeveria dhe opozita pasi ato janë kryekëput mashtrime. Mjafton të pyesësh shitësin ambulant në lagjen tënde, kudo ku banon, kryeqytet apo ne ndonjë qytet tjetër si psh. Skrapari, Elbasani, Burreli, e do te kuptosh: njerëzit që marrin me lista janë shtuar dhe nuk janë pakësuar, papunësia është rritur dhe nuk është ulur, një pjese e mirë e produkteve të shportës dhe jo vetëm, janë rritur e nga janari i vitit 2016 priten të rriten  akoma më shumë. Mbi 70 mije shqiptarë gjatë këtij vitit kanë ikur drejt Evropës për azil. Shifra rekord prej 200 mijë aplikimeve për Lotarinë amerikane është tregues më vete. Përballë këtyre fakteve kryeministri dhe kabineti i tij në vend që të kërkojë sa më shpejt zgjidhje brenda mandatit të parë, duket sikur po i pëlqen epiteti “Gjeneral i ushtrisë së ikurve”.

Kryeministri dhe ata ministra që po e kthejnë në art artikulimin e gënjeshtrës për suksese të paqena nuk përtojnë në përpjekjen e të injektuarit në publik një Shqipëri të ndryshme nga realja. Shërbimet për të cilat flasin nuk ekzistojnë, aksionet e dhunshme nuk sjellin asnjë ndikim në buxhet, kuponët nuk krijuan asnjë efekt pozitiv. Ndërkohë, vetëm nga aksioni i tatimorëve numërohen mbi 70 mijë njerëz që kanë dalë pa punë. Edhe përpjekjet për të nisur cdo fjali duke përmendur qeverisjen e shkuar nuk mbeten vecse disa fjali idiote që askush nuk i merr më për bazë. Ndërkohë, ministra të akuzuar për korrupsion mbrohen si të aftë, drejtues që e kanë bërë copë integritetin shiten si reformues, servilët e bindur paraqiten si europianë….plus kryeministri që kënetë mediatike nuk quan ata që vollën vrer për të, por të tjerët që nuk i shkojnë pas avazit. Armiqtë e dikurshëm të cilëve nuk linte rast t’i conte të fala ironike, sot janë bashkëndarës të tavolinave në një Lagunë me ngjyrë PD-je.  Personalisht si qytetar dhe gazetar do ti lutesha te gjithë atyre që të mos shpenzojnë aq shume kohë përballë kamerave duke gënjyer nga e keqa por, të  gjejnë zgjidhje si ta parandalojnë të keqen që po e përpin këtë vend dita-ditës.

Këto janë disa fakte që të bëjnë të mendosh me pesimizëm jo vetëm për veten tënde por, edhe për të ardhmen e fëmijëve tane. Ndaj qytetarë të dashur, ndërgjegjësohuni dhe në zgjedhjet e ardhshme mos e shikoni Shqipërinë përmes  syve të liderit tuaj politik, majtas apo djathtas, sepse kështu fiton gjithmonë qengji i urtë, ai pragmatisti dhe skuthi, i cili në fund, shpërblehet duke i” pire” që të dyja nënat…madje edhe duke mos i njohur ato më vonë si nëna….

Next Post

“Shok” – filmi më i mirë i festivalit “Swikos”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In