
Po ashtu nga COVID-19 kanë humbur jetën 26 pacientë. Mosha më e re e viktimave është 50 vjeç dhe më i moshuari një 89-vjeçar. Ndërsa betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë fituar 632 persona. Deri më në Maqedoninë e Veriut janë kryer 365 599 testime për COVID-19 dhe prej tyre janë prekur 73 851 persona, janë shëruar 50 046 prej tyre, ndërsa e kanë humbur jetë 2 147 të tjerë. Numri i rasteve aktive në vend është 21 658.











