• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Snajperi misterioz në 10 ditë ekzekuton tre liderë të Kalifatit në Libi

by A R
01/02/2016 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka një emër, nuk ka një fytyrë, por po përhap shpresë mes banorëve në qytezën Sirte, në Libi, e cila ka përfunduar në duar të Kalifatit verën e shkuar. Njeriu me identitetin misterioz dhe mbi të cilin në rrjetet sociale ka shkaktuar një debat të madh mes spekulimeve dhe hipotezave, është një snajper që duket se ka përhapur panik mes krerëve të ISIS-it: në vetëm 10 ditë, në qytetin e lindjes së Muammar Ghedafit, janë vrarë tre xhihadistë me rol të spikatur në brendësi të Shtetit Islamik, sipas Shqip njoftimin, të gjithë të vrarë nga lartësia, të gjithë me vetëm një plumb vdekjeprurës. Lideri i parë që u ekzekutua, sipas “Libya Prospect”, është, Hamad Abdel Hady, i njohur me emrin Abu Anas Al Muhajer, me kombësi sudaneze, i vrarë në 13 janar sapo doli nga një spital. Ai ishte një funksionar i gjykatës së Shtetit Islamik, i cili përmes vendosjes së ligjit të Sheriatit, kishte përhapur terror dhe vdekje.

I dyti që u ekzekutua në 19 janar, ishte Abu Mohammed Dernaëi, i vrarë edhe ai nga një snajper pranë shtëpisë së tij. Ekzekutimi i tretë i atribuuar njeriut misterioz, daton në 23 janar, ku humbi jetën Abdullah Hamad al Ansari, komandant në qytetin mesdhetar të Obarit, i vrarë ndërsa dilte nga një xhami në qendër të qytetit Sirte.

Vrasjet kanë shkaktuar frikë mes forcave të ISIS-it në qytet, duke sjellë një seri arrestimesh dhe ekzekutimesh në përpjekje për të gjurmuar fajtorin.

Një dëshmitar okular i ka thënë sajtit “al-Ëasat”: “Shqetësimi është rritur mes terroristëve pas vdekjes së Hady-t. Pas vdekjes së tij, kanë filluar të qëllojnë në ajër për të frikësuar banorët gjatë kërkimit të snajperit”.

Dhe kështu, ndërsa liderët e Kalifatit kanë nisur të tremben, ueb-i ka shpërthyer nga fantazitë dhe “gojët e liga”, gjithnjë nëse bëhet fjalë për identitetin e një personi. Ka nga ata që thonë se bëhet fjalë për një snajper që ka qenë i pranishëm gjatë revoltës kundër kolonelit Ghedafi.

Ka nga ata që ëndërrojnë intrigën ndërkombëtare, duke menduar se njeriu misterioz është një ushtar amerikan i forcave speciale që gjendet në rajon për të mbledhur informacione. Në mungesë të lajmeve të konfirmuara, ajo që mbetet, është shpresa e banorëve të terrorizuar në një qytet të pushtuar nga xhihadistët.

Next Post

Veliaj ngushëllime për Kristo Frashërin: Na kujtoi se s’ kemi ardhur nga hiçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In