Nga Mentor Kikia
Kryeministri i Serbisë Vuçiç ka vendosur të shkarkojë menjëherë ministrin e tij të mbrojtjes Bratisllav Gashiç. Gjatë një konference për shtyp, ndërsa një gazetare ishte përkulur t’i hapte këndin e shikimit kameras, ai kishte thënë: “Më pëlqejnë gazetaret që përkulen kollaj”. Media reagoi në kor kundër kësaj deklarate dhe kryeministri nuk e mendoi gjatë. “Asnjë nuk mund të bëjë komente kundër grave. Gashic, ministër shumë i mirë dhe mik i imi, por nuk mund të qëndrojë më në këtë detyrë”.
Shpesh, ne, kur duam ti referohemi një standari, themi se ‘kështu e ashtu ndodh në Amerikë apo Gjermani”. Por, duhet të themi së “kështu ndodh edhe në Serbi”. Na pëlqen apo jo! A ndodhin abuzime ndaj femrave në qeverinë apo administratën serbe? Padyshim që po. Por ky është një shembull i madh dekurajimi kundër këtyre sjelljeve.
Po zyrtarët tanë, sa harbutë tregohen me gazetarët e gazetaret, sa harbutë e “xhentilë” tregohen me vartëset? Ne vërtet kemi një rast kur një ministër u shkarkuar për 3 minuta, por pasi ishte filmuar duke zbërthyer mbërtheckat e një vajze që po “testohej” për punë, edhe pse të gjithë e dinin se ai kishte bërë ministrinë si kuplara.