Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo ka reaguar ashpër ndaj SMS-së së shpërndarë nga ambasada amerikane për deputetët ku u bëhej thirrje të votonin reformën, ndryshe do përballeshin me pasoja të rënda.
Në një status në Facebook, Genc Pollo shkruan se kjo është e papranueshme dhe se duhet refuzuar.
“Nëse sms e diplomatit autentike: një akt i papranueshëm; shkelje e vlerave euroatlantike. Madje edhe kontraproduktiv. Duhet refuzuar!!!”, shkruan Pollo./a.m.