• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

by A R
16/06/2025 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një shoqëri gjithnjë e më globaliste, fusha e filantropisë po transformohet nga një akt tradicional elitar, në një mekanizëm më të prekshëm dhe gjithëpërfshirës, ku individët dhe komunitetet kanë më shumë hapësira për të kontribuar apo ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e sfidave sociale dhe jo vetëm. Ky ndryshim pasqyron zgjimin e ndërgjegjësimit kolektiv, për të mobilizuar burimet e duhura si OJF-të apo edhe instancat shtetërore, subjektet private, e deri tek iniciativat individuale, për të ndërtuar kështu ura komunikuese dhe solidariteti gjithmonë e më impaktuese në një komunitet. Tashmë, përmes edhe hapësirave digjitale, i gjithë ky mekanizëm vjen edhe si një zhvendosje drejt një kulture të re, më transparente të dhurimit dhe angazhimit qytetar, ku teknologjia ndihmon në rritjen e sensibilizimit, nxit pjesëmarrjen aktive të shoqërisë për kauza me rëndësi publike, jo vetëm në përfitime individuale. Në këtë kontekst, edhe Shqipëria ka nisur të pozicionohet gradualisht në hartën e këtij trendi global, edhe pse gjithmonë ka gëzuar statusin e një vendi që zotëron një trashëgimi kulturore të humanizmit dhe bujarisë.

Duke reflektuar mbi orientimin e vlerave humane dhe mjeteve në koherencë edhe me trendet e kohës, një nga nismat më të konsoliduara tashmë dhe më impaktuese në Shqipëri është platforma SMILE. E themeluar 5 vite më parë, i një iniciativë ambicioze e fondacionit Credins, platforma online SMILE është pozicionuar tashmë si një instrument i rëndësishëm digjital që profesionalisht ndërmjetëson lidhjen midis qytetarëve, organizatave dhe aktorëve institucionalë, duke numëruar kështu kontribute konkrete të shumta, të suksesshme në kauza që ndihmojnë dhe zhvillojnë në shumë dimensione komunitetin vendas.

Filozofia e themeluesve të SMILE është integrimi i një ekosistemi solidariteti të qëndrueshëm, ku ndihma ndaj tjetrit nuk është vetëm një akt obligimi moral, por mbi të gjitha një formë e lartë dëshmuese e ndërtimit të kapitalit shoqëror/njerëzor më të drejtë, më të barabartë dhe më të respektuar. Me një infrastrukturë dizenjimi, e cila të lejon një akses shumë të lehtë përdorimi online dhe monitorimi të vazhdueshëm, SMILE promovon fusha si: trashëgiminë kulturore, mjedisin, arsimin, sportin, shëndetësinë, sipërmarrjen inovative dhe sociale, duke e bërë kështu këtë platformë unike në Shqipëri.

Në 5 vite përkushtimi absolut, është punuar intensivisht për të finalizuar projekte të rëndësishme, me vlerë për zhvillimin e komunitetit. Përgjatë viteve, janë hapur/çelur 5 thirrje, 96 projekte janë paraqitur nga organizata të ndryshme, nga të cilat 49 janë lançuar në platformën SMILE, duke treguar edhe një herë dëshirën dhe seriozitetin për të bërë të mundur realizimin e kauzave shoqërore. Përmes platformës SMILE dhe shpirtit fisnik të çdo dhuruesi/donatori në nivel institucional apo edhe individual, janë mbështetur dhe realizuar me sukses të matshëm 36 projekte me karakter social dhe jo vetëm, duke sjellë kështu ndryshim të prekshëm në jetën e shumë individëve, familjeve shqiptare që shpesh jetojnë në kufijtë e harresës.

Jehona dhe popullariteti i platformës online SMILE janë rezultat i një pune të palodhur, i një komunikimi profesional, të ndërtuar mbi besimin, autenticitetin dhe transparencën, duke e kthyer atë tashmë në një pikë referimi të rëndësishme të çdo kauze jetike në Shqipëri. Përmes faqes zyrtare www.smile.al, fondet e mbledhura kanalizohen në projekte konkrete të zbatuara nga organizata me eksperiencë dhe histori suksesi, duke shfrytëzuar potencialin transformues të modelit crowdfunding.

Në 5 vite, mbi 1800 dhurime të realizuara përkthehen sot në mbi 114,000 përfitues të drejtpërdrejtë, individë dhe familje që kanë ndier konkretisht prekjen njerëzore të solidaritetit dhe humanizmit. Pas këtyre shifrave jetësohen histori të shumta njerëzore, që dëshmojnë edhe një herë fuqinë dhe ndikimin e platformës SMILE. Në themel të këtij suksesi qëndrojnë sigurisht dhuruesit e një kombi me rrënjë fisnike – shqiptarët, ku solidariteti është një gjen traditë i lashtë në identitetin historiko-kulturor.

SMILE është tashmë një urë digjitale/teknologjike që lidh mijëra individë të angazhuar në çdo vend të botës, me mbi 220,000 përdorues aktivë përgjatë këtyre viteve, të cilët jo vetëm që vizitojnë platformën, por gjithashtu kontribuojnë për mbështetjen e kauzave shoqërore. Në datën 01 Maj u hap/çel thirrja e 5-të, si mundësi mjaft e mirë për të gjitha organizatat jofitimprurëse që operojnë në Shqipëri, të aplikojnë tashmë përmes SMILE për një gamë të gjerë fushash të përcaktuara sipas politikave të platformës.

Ky është një rast i volitshëm për të qenë pjesë jo vetëm e SMILE, por njëherazi për të luajtur një rol të vërtetë aktiv në rritjen e një shoqërie me mirëqenie dhe mundësi të barabarta. Aplikimet mund të bëhen online deri më 30 qershor 2025. Sot SMILE e konsideron çdo shqiptar një zë të fuqishëm, duke i bërë thirrje të kontribuojë përmes një procedure shumë të thjeshtë online dhe jo më shumë se 1 minutë kohëzgjatje. Kushdo mund të zgjedhë një nga fushat përkatëse apo projektet e shumta sipas dëshirës dhe të kontribuojë me një vlerë sado modeste për të sjellë ndryshimin, atë për të cilin sot komuniteti ynë ka më shumë nevojë. SMILE nuk është thjesht një platformë teknologjike, por një trashëgimi e vlerave humane integruese, është emblema e shpresës për të ardhmen, platforma më e dashur e të gjithë shqiptarëve!

SMILE – një dhurim sado i vogël sjell një ndryshim të madh!

Next Post
Bardhi e përmendi në Kuvend, Zegjineja i përgjigjet: O Gazo, o lumëmadh! Baba Bufi jeton vetëm për…

Bardhi e përmendi në Kuvend, Zegjineja i përgjigjet: O Gazo, o lumëmadh! Baba Bufi jeton vetëm për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Kartolina e munguar për vitin 2026

December 26, 2025
Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

December 26, 2025
Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

December 26, 2025
Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

December 26, 2025
Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

December 26, 2025
Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

December 26, 2025
Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

December 26, 2025
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Më të heshturit janë ata që kanë vuajtur më shumë, këto shenja të horoskopit janë më të forta nga sa mendoni

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com