Izmir Smajlaj nuk ka shkuar më shumë sesa një vend i 8 (për momentin, pasi garuesit e tjerë s’kanë mbaruar) në kampionatin europian të Atletikës që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.
Në garën finale të kësaj të mërkure, pasi kishte siguruar kualifikimin dy ditë më parë, atleti shkodran dështoi në provën e parë.
Ndërkohë, në përpjekjen e dytë ai kërceu për 7.83 metra gjatësi, duke përmirësuar provën e tij të dy ditëve më parë prej 7.71 metrash.
Prova e tretë ishte edhe më e dobët, me vetëm 7.47 metra.
Kujtojmë se Smajlaj ka regjistruar arritjen e tij më të mirë prej 8.08 metrash më 4 mars të një viti më parë në Beograd.
Kampion i Europës pritet të shpallet atleti gjerman Fabian Heinle, që kërceu për 8.13 metra, duke regjistruar edhe arritjen e tij më të mirë sezonale, e duke qenë i vetmi që e tejkaloi kufirin e 8 metrave.











