• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sllovenia, mbështetëse e fortë e Shqipërisë në rrugën drejt BE”

by A R
15/10/2020 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryenegociator i Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit me BE-në, Zef Mazi, zhvilloi një vizitë të frytshme pune në Slloveni.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht teksa mësohet se: “Gjatë qëndrimit në Ljubjanë, Kryenegociatori Mazi kreu disa takime pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme me Sekretarin e Shtetit, z. Gašper Dovžan, dhe ish-Kryenegociatorin slloven, z. Andrej Engelman. Kryenegociatori Mazi zhvilloi edhe një seancë dëgjese me një delegacion të përbashkët të Komitetit për Politikën e Jashtme dhe Komitetin e Ceshtjeve te BE-së të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, kryesuar nga kryetarët e tyre, znj. Monika Gregorčič dhe z. Marko Pogačnik”.

Gjatë qëndrimit në Ljubljanë njoftohet se me Sekretarin e Shtetit Dovžan u shkëmbyen mendime për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e BE-së.

“Kryenegociatori Mazi ndau me të progresin e bërë nga Shqipëria për plotësimin e prioriteteve përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare, si edhe stadin e përgatitjeve së brendshmi  të administratës shqiptare për nisjen e zhvillimit të negociatave të anëtarësimit me BE.

Bashkëbiseduesit sllovene njohën dhe mirëpritën zhvillimet shumë pozitive në përmbushjen e prioriteteve përpara KNQ së parë nga Shqipëria dhe konfirmuan mbështetjen sllovene, për bërjen të mundur të mbajtjes së KNQ-së së parë me Shqipërinë brenda 2020-ës.

Me palën sllovene u ra dakord të intensifikohen përpjekjet për rritjen e mbështetjes së tyre në kuadër të përgatitjes së administratës shqiptare për negociatat, përfshirë identifikimin e disa fushave specifike të bashkëpunimit brenda kapitujve” – thuhet në njoftim.

Në takimin me deputetët e të gjithë spektrit politik të përfaqësuar në Asamblënë Kombëtare të Sllovenisë u shpreh mbështetja e tyre unanime për ecurinë e Shqipërisë në rrugën evropiane,  miratimi me konsensus i kuadrit negociues për Shqipërinë dhe mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare menjëherë pas saj. Në funksion të rritjes së bashkëpunimit ndërparlamentar dhe të rolit të parlamenteve kombëtare në diskutimet ndërqeveritare, Kryenegociatori Mazi u bëri një ftesë të hapur për të vizituar Shqipërinë.

Next Post
Zinxhiri i vrasjeve në Elbasan, Dumani dhe Talo Çela fshihen mes Lushnjes dhe Durrësit?

Zinxhiri i vrasjeve në Elbasan, Dumani dhe Talo Çela fshihen mes Lushnjes dhe Durrësit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Politika e re amerikane, ish-ambasadori Bimo: Ja interesat gjeopolitike që Trump kërkon aneksimin e Groenlandës

January 16, 2026
Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

January 16, 2026
“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

January 16, 2026
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

January 16, 2026
“Meta kryetar i opozitës”, zëdhënësi i Presidentit del hapur: Më mirë opozitar, po bëhemi gati kundër bandës dhe tiranisë

Pas letër-porosisë amerikane, SPAK “rëndon” Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë

January 16, 2026
Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

January 16, 2026
Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In