Sllovakia merr sot, për herë të parë, presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.
”Kryesimi sllovak i presidencës së radhës të Bashkimit Evropian do të përballet sidomos me çështjen Brexit, por edhe me vazhdimin e krizës së refugjatëve, terrorizmin dhe mosbesimin e vazhdueshëm të opinionit evropian ndaj institucioneve të Brukselit”, deklaroi dje në mbrëmje ambasadori sllovak në Shkup, Martin Bezak.
“Ne do të këmbëngulim që të realizojmë prioritet e kryesimit tonë”, theksoi ai.
Ky është kryesimi i parë i Sllovakisë i Bashkimit Evropian që nga anëtarësimi, në vitin 20014.
Bratislava do të kryesojë unionin deri më 31 dhjetor të këtij viti. Ajo e mori kryesimin nga Holanda. (java / r.a)