• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’lejohen në protesta dhe stadiume”/ Çfarë parashikon akti normativ për personat që cilësohen me rrezikshmëri

by Java News
31/01/2020 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet paketa anti-KÇK që miratoi sot qeveria, kategoritë që do të kontrollohen. Paketa do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të këtij viti do të ketë në fokus të dënuarit.

Subjekt do të jenë ata të dënuar për krime të rënda, por përjashtohen personat që ka vendim pafajësie, për vepratpjesëmarrjedhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal dhe pjesëmarrjedhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e tëkrimeve për qëllime terrosiste. Do të jenë subjekt edhe personat nën hetim brenda e jashtë Shqipërisë, por përjashtohen ata të cilëve u janë pushuar akuzat apo çështja penale.

Për personat që cilësohen me rrezikshmëri nuk u sekuestrohet vetëm pasuria, por me kërkesë të arsyetuar të OFL-së, strukturë të pranë Policisë së Shtetit, Prokurori i kërkon gjykatës kompetente, (GJKKO) për të vendosur masën e sigurimit personal, që mund të jetë; bllokimi i pasaportës, kufizimi i perimetrit të lëvizjes, për të qëndruar në një apo disa njësi administrative, për një afat deri në 1 vit, mos largimi nga banesa pa lajmëruar, raport ku gjendet cdo ditë, por edhe për të mos marrë pjesë në tubime, organizime publike, aktivitete sportive, social/kulturore.

Në aktin normativ theksohet se dëbimi i të huajve mund të bëhet vetëm me vendim gjykate.

Akti Normativ
MASAT PARANDALUESE PERSONALE
Neni 10
Masat parandaluese personale që ndërmerren nga autoritetet e sistemit të drejtësisë

1. Ndaj personave të parashikuar në nenin 5 të këtij akti normativ, për të cilët ka dyshime të arsyeshme bazuar në elemente të faktit për pjesëmarrje në veprimtari terroriste apo pjesë e organizatës terroriste, bandës së armatosur apo organizatës kriminale dhe kryerjen e krimeve të rënda, me kërkesë të arsyetuar të OFL-së, Prokurori i kërkon gjykatës kompetente, sipas përcaktimit të këtij akti normativ, për të vendosur:

a) masën e kufizimit të perimetrit të lëvizjes, detyrimit për largim ose ndalimit për të qëndruar në një apo disa njësi administrative, për një afat deri në 1 vit;

b) masën e nxjerrjes jashtë territorit për shtetasit e huaj për një afat deri në 1 vit;

c) masën e bllokimit apo të ndalimit të përdorimit të pasaportës apo të dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për një periudhë kohore jo më pak se 60 ditë dhe jo më shumë se 1 vit;

ç) masën e ndalimit të daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, për njëafat deri në 1 vit.

2. Në vendimin e saj sipas shkronjave “a”, “c” dhe “ç”të pikës 1, me iniciativë apo kërkesëtë prokurorit, gjykata mund të urdhërojë detyrimin e subjektit:

a) përtë mos u larguar nga banesa e deklaruar pa njoftuar paraprakisht tek autoriteti zyrtar mbikëqyrës (struktura policore e vendbanimit të subjektit);

b) përt’i deklaruarautoriteteve të sigurisë publike, përgjegjëse për mbikëqyrjen,oraret dhe vendet ku mund të gjendet çdo ditë si dhe të paraqitet në ditët e caktuara dhe sa herë kërkohet nga autoriteti mbikëqyrës (struktura vendore e policisë),

c) përtë mos marrë pjesënë tubime, organizime publike, aktivitete sportive, social/kulturore.

3. Vendimi i gjykatës i komunikohet autoritetit të sigurisë publike, përgjegjës për mbikëqyrjen, prokurorit, OFL-së, subjektit ndaj të cilit është vendosur masa ose mbrojtëst të tij, të cilët mund të paraqesin ankim në gjykatën kompetente të apelit brenda 30 ditëve nga marrja dijeni.

Next Post
VIDEO/ Kolona e tymit dhe llavës 3.5 km e lartë, Kili në alarm të kuq për shpërthimin e vullkanit “Chill Chn”

VIDEO/ Kolona e tymit dhe llavës 3.5 km e lartë, Kili në alarm të kuq për shpërthimin e vullkanit “Chill Chn”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In