• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’largohem sa të vish me mua”/ Ibra flet për Galianin, Moxhin dhe Juven: Kam forcën e Tajsonit, kërcimin e Alisë dhe shpejtësinë e Brus Lisë

by Java News
13/07/2020 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një interviste për revistën e “La Gazzetta Dello Sport”, “Sportweek”, Zlatan Ibrahimoviç preku një sërë temash, nga kujtimet e kahershme të transferimit të tij në Itali te Juventusi i Kapelos e deri në ditët e sotme, kur ka riveshur për herë të dytë fanellën e Milanit dhe tregon se si Galiani po e josh për ta transferuar në skuadrën e Monzës. 38-vjeçari thotë se gjithmonë kërkon më të mirën nga vetja dhe nga shokët e skuadrës, ndërsa vlerëson përvojën te Juventusi si ajo që e ndihmoi të arrinte mentalitetin fitues.

JUVENTUSI – “Kur mbërrita te Juve, ishte viti 2004. Aty gjeta një mentalitet krejt tjetër nga ai i Malmoes dhe Ajaksit të Amsterdamit, ku unë kisha luajtur deri atëherë. Aty të respektonin shumë, por ti ishe një nga shumë të tjerë. Ende e mbaj mend një duel midis Del Pieros dhe Turamit. Del Piero ishte një yll. Ai kontrollon topin dhe i vjen nga prapa Turam, që e godet dhe e lëndon. Unë mendova: ‘nëse i ndërhyj ashtu Del Pieros, do të më vrasë’. Pra, atje nuk ishte askush mbi të tjerët. Të gjitha stërvitjet ishin si kjo, të vështira, të ashpra, të luftuara.
Ibra-Kapelo
Takimi i parë me Kapelon ishte edhe më i bukur. Ai po lexonte “La Gazzetta dello Sport”. Në ditën e parë të stërvitjes unë hyj në dhomat e zhveshjes dhe i them: ‘Mirëmëngjesi, trajner’. Ai vazhdon të lexojë gazetën, ndryshon faqen, merr një kafe. Kaluan 15-20 minuta dhe nuk dëgjoj asgjë. Ai mbylli gazetën dhe doli jashtë. ‘Çfarë derri!’, mendova. Nëse më trajton kështu, kjo do të thotë që duhet të dëshmoj se jam këtu. Pikërisht atë ditë, Kapelo më bëri të kuptoja se isha askushi. Pastaj ai më tha: ‘Mos kërko respekt, fitoje, rrëmbeje’. Dhe e mora”.
Moxhi Ibra
TAKIMI ME MOXHIN – Ylli suedez kujton edhe takimin e parë me drejtorin e Juves, Luçiano Moxhi: “Një javë më vonë, ne po stërviteshim në “Sisport”, pranë stadiumit të vjetër komunal. Aty ishin dy fusha, por dushet nuk funksiononin. Kur hyra në shtëpinë e Juves, gjithçka ishte super. Atje u përballëm me një situatë të pazakontë, nuk laheshim dot pas stërvitjes. Moxhi ishte jashtë dhe unë i thashë: ‘Nuk është normale, ne jemi Juventusi’. Ai u përgjigj: ‘Mos harro se nuk je këtu për t’u ndier mirë, por për të fituar’. Aty e kuptova se gjithçka aty sillej rreth fitores”.
gALIANI IBRA
TELEFONATA E GALIANIT – “Më telefonoi Galiani: ‘Thatë se ky nuk është Milani juaj, 11 km nga Milano ndodhet Milani yt i vjetër’. Më pëlqen. Kështu duhet të punojë një drejtor sportiv. Kur më solli për herë të parë te Milani, erdhi në shtëpinë time në Suedi. ‘Nuk largohem derisa të vish me mua’, tha. Helena, gruaja ime, më pa e tronditur: ‘Ky është i çmendur, çfarë do? Duhet të shkojmë, përndryshe nuk largohet’. Kur dëshiron diçka, duhet ta marrësh. Me fakte dhe jo vetëm me fjalë”.

MUNGESA E TIFOZËVE – “A është e çuditshme pa tifozë? Dhe pyesni Ibrën që nuk luan në një stadium me më pak se 70 mijë persona? Po, publiku bën 50% të ndeshjes: të karikon, të vërshëllen (gjë që më pëlqen), të emocionon. Kur shkoj poshtë tribunës së ultrasve, ndihem gjallë. Dhe ata janë të lumtur, luten për Zotin e tyre”.
maldini gazidhis
TAKIMI ME GAZIDHISIN – “Ajo që doli nga ai takim i famshëm është vetëm 10% e asaj që ndodhi. Por nuk ishte ligësi ajo. Ishte të flisje për mua dhe për skuadrën. Të flisje përballë, qartazi për të pasur përgjigje për situatën dhe të ardhmen tonë”.

TRASHËGIMTARI I MUNDSHËM – “Cili mund të jetë Ibra i ri? Shpresojmë për futbollin dhe njerëzit që mund të më shijojnë ende. Por unë nuk e shoh. Ibrahimoviç është sulmuesi më i kompletuar dhe nuk shoh për momentin asnjë Ibrakadabra. Një i gjatë 1.96 metër me forcën e Majk Tajsonit, që di të kërcejë si Muhamed Ali dhe është i shpejtë si Brus Li… Jo, nuk ka”.

g.kosovari

Next Post
Mes rrudhash dhe thinjash/ FOTO se si do të dukej sot Princeshë Diana nëse do ishte gjallë

Mes rrudhash dhe thinjash/ FOTO se si do të dukej sot Princeshë Diana nëse do ishte gjallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In