Nga Liga e Europës në merkato. Te Kukësi po i paraprijnë gjithçkaje, pasi kampionati është afër dhe synimi kryesor do të jetë shpallja kampion në sezonin 2018-2019.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi ka arritur në parim marrëveshjen me një mesfushor nga Guinea, i cili është në pronësi të gjigantëve të Juventusit. Edhe pse nuk ka luajtur kurrë me skuadrën bardhezi, italianët e kanë huazuar në sezonin e fundit në Austri.
Bëhet fjalë për 19- vjeçarin Omar Ture, i cili është një mesfushor shkatërrues tipik dhe pasi hodhi hapat e parë të karrierës me Inter U-17, më pas kaloi te Juventus, duke luajtur me skuadrën U-19 dhe Juventus B, që këtë sezon militon në Serinë C.
Drejtuesit e Kukësit kanë biseduar me agjentin e lojtarit dhe tashmë presin vetëm zyrtarizimin e marrëveshjes, pasi të marrin edhe lejen e klubit bardhezi. Ture është nën kontratë me Juven deri në verën e vitit të kaluar dhe te Kukësi do të vijë në formë huazimi, përgatiti Panorama.










