Këshilli i Bashkisë Skrapar, i jep titullin “Qytetar Nderi i Skraparit”, Spartak Brahos. Vendimi u morë ditën e sotme unanimisht.
Ky titull nderi dhe vlerësim i lartë i jepet me motivacionin: Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshëm të atdhetarizmit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë, si dhe traditave që i kanë dhënë nder dhe dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit.
Propozimi i këtij titulli në emër të figurës së njohur politike, Spartak Braho, është bërë nga dhjetëra shoqata patriotike të luftës, akademiku, Xhevahir Spahiu, Prefekti Beratit dhe deputetët e qarkut Berat.
/a.r