• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skocia kërkon referendum të ri për pavarësi nga Britania e Madhe

by Java News
29/05/2019 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ka deklaruar sot se kanë hartuar një projektligj që mundëson mbajtjen e një referendumi të ri për shkëputjen e Skocisë nga Britania e Madhe.

Sturgeon tha se referendumi për pavarësinë deri në vitin 2021 u ka dhënë skocezëve mundësinë të deklarohen nëse duan që Skocia të jetë një vend i pavarur evropian ose të pajtohen me Brexit-in e imponuar, apo largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Projektligjin për referendumin e ri e publikoi Partia Kombëtare (SNP) e cila në krye me Sturgeon fitoi 38 për qind të votave dhe fitoi në zgjedhjet parlamentare evropiane të javës së fundit në Skoci.

“Më shumë se kurrë më parë e kemi të rëndësishme të mbajmë të hapur mundësinë për Skocinë, ashtu që njerëzit të kenë mundësinë të përcaktohen për të ardhme më të mirë”, ka thënë Sturgeon.

Ajo gjithashtu tha se është e rëndësishme që dhe qeveria britanike të kuptojë se do të ishte e turpshme që të përpiqen për të bllokuar një referendum të tillë dhe shtoi se çdo përpjekje e tillë është e destinuar me dështim.

Skocia në vitin 2014 mbajti referendumin për pavarësi, ku shumica prej 55 për qind e votuesve refuzuan largimin nga Mbretëria e Bashkuar. Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May pati thënë më parë se ky ishte një referendum që organizohet njëherë dhe ku votuesit sollën një vendim afatgjat.

Dy vite më vonë, në vitin 2016, votuesit në Britani të Madhe me shumicë votuan largimin nga Bashkimi Evropian, por votuesit në Skoci votuan për të qëndruar në BE, ose më saktë, 62 për qind e votuesve në Skoci votuan për qëndrimin e Britanisë në BE, raporton aa.

Sturgeon dhe udhëheqësja e SNP-së argumenton se votuesit në Skoci janë të mashtruar me politikën zyrtare të Londrës gjatë referendumit të parë për pavarësi.

Ajo pret që projekt-ligji për referendumin deri në fund të vitit të miratohet në formën e një ligji në Parlamentin skocez. Vendimi i Parlamentit skocez më pas duhet të miratohet në Parlamentin britanik.

Next Post
Shifra marramendëse, francezi dhe belgu fitojnë 64 milionë euro në lotari

Shifra marramendëse, francezi dhe belgu fitojnë 64 milionë euro në lotari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In