• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skocezët s’e harrojnë zakonin, shumw të pirë dhe me fraktura. Denoncime për vjedhje

by Java News
18/11/2018 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diku dëgjohej “Rolling Stones”, pak më tutje Elvana Gjata me “KUQEZI”, e shumë afër tyre dhjetëra skocezë që këndonin këngët e tyre tradicionale. Jo shumë larg nga ata, i vetmuar një lypsar mbante një saksofon të vjetër në dorë, duke marrë disa prej këngëve të njohura popullore me shpresën se skocezët do i falnin para, e ndërsa përballë në Gjuhadol disa skocezë të tjerë vinin vërdallë me disa vegla frymore tradicionale muzikore. Është kjo atmosfera që ka mbizotëruar gjatë gjithë ditës në Shkodër derisa është ndezur pak çaste para ndeshjes.

SKOCEZËT Burrat skocezë me fustanellën e tyre që na çonin larg në Shqipërinë e hershme të ilirëve, kur shqiptarët ndër të parët në Ballkan mbanin veshur fustanellat e tyre. Aktori i humorit, “Mjeshtri i Madh” Besnik Çinari, duke parë skocezët me fustanella lëshoi një batutë duke thënë: “Sa shumë vetë qenkan bërë synet!”

Me birra në dorë e duke kënduar gjatë gjithë kohës, skocezët u miqësuan me shkodranët deri aty sa shumë prej tyre morën flamuj e bluza të Kombëtares shqiptare. Pas golit të tretë, tifozët kuqezinj nisën braktisjen e stadiumit të pakënaqur me paraqitjen e Kombëtares. Te goli i katërt eksodi në “Loro Boriçi” shtohet edhe më shumë dhe stadiumi mbetet i përgjysmuar. E gjithë festa është vetëm e skocezëve.

PROBLEMET Ende pa mbaruar ndeshja, tifozëve skocezë u kërkohet që të mos dalin menjëherë nga stadiumi pasi të përfundojë takimi, kjo për arsye sigurie. Të gjithë tifozët skocezë që u futën në stadium nuk mundën që ta shijojnë deri në fund atë fitore 4-0, sepse disa prej tyre rrëzoheshin në shkallët e stadiumit në gjendje të dehur.

Kështu rreth 10 tifozë pësuan fraktura të ndryshme dhe u desh ardhja e ambulancës për t’i marrë nga stadiumi dhe për t’i dërguar drejt spitalit. Pjesa më e madhe janë futur në stadium në gjendje të dehur, ndërsa duke hyrë pyesnin se çfarë birre ofrohet në stadium me apo pa alkool duke mos e ditur se aty s’kishte fare birra.

Teksa kanë qenë duke hyrë, të paktën tre tifozë skocezë kanë raportuar në polici se atyre u kanë vjedhur portofolin apo disa sende të tjera me vlerë. Më përpara skocezët kanë festuar pa fund në lokalet e qytetit bashkë me shkodranët, ndërsa në shumë mjedise ishte vënë flamuri i Skocisë edhe si shenjë mikpritjeje, por edhe për të shfrytëzuar turizmin kulturor. Senad Nikshiqi (Panorama)

Next Post
E rrallë/ Vdes tifozi i Juves, amaneti: Në vend të luleve, dua golat e Ronaldos

E rrallë/ Vdes tifozi i Juves, amaneti: Në vend të luleve, dua golat e Ronaldos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

March 10, 2026
Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

March 10, 2026
Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

March 10, 2026
Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

March 10, 2026
Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In