• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skocezët nuk e harrojnë “Brexit” kërkojnë sërish pavarësi nga Londra

by A R
14/10/2016 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dy temat e largimit i japin tonin kongresit të partisë Nacionale skoceze, SNP. Kryetarja e partisë, Sturgeon foli që në fillim të kongresit për një referendum të ri për pavarësinë.

Në kongresin e partisë konservatore britanike javën e kaluar, kryeministrja Theresa May deklaroi se nuk do të lejonte asnjëherë “që nacionalistë që nxisin mungesë uniteti të minojnë bashkimin me vlerë të Mbretërisë së Bashkuar”. Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon u përgjigj me kritikën se May kishte mospërfillur frikërat dhe shqetësimet skoceze për daljen nga Bashkimi Evropian.

Sturgeon dëshiron një referendum të ri

Brexit dhe një referendum i mundshëm i dytë janë temat kryesore për të cilat do të diskutojnë 3000 delegatët e kongresit të SNP, që filloi punimet të enjten.

Përsa i përket referendumit për pavarësinë, që në krye të kongresit në Glasgow Sturgeon tha se do të hartohet një projektligj për një referendum të dytë. Projektligji do të paraqitet javën e ardhshme, pastaj mund të nisin konsultimet për planin. “Unë jam e vendosur, që Skocia të fitojë mundësinë për ta menduar edhe njëherë çështjen e pavarësisë së saj dhe ta bëjë këtë para se Britania e Madhe të jetë larguar nga Bashkimi Evropian, po të jetë kjo e nevojshme që të mbrojmë interesat e vendit tonë”, tha kryeministrja e Skocisë.

Në shtator 2014 skocezët votuan njëherë për pavarësinë nga Londra. Atëherë, 55 përqind votuan për të qendruar në Mbretërinë e Bashkuar. Referendumi i Brexit i 23 qershorit i ka ndryshuar rrënjësisht parakushtet, tha Sturgeon.

Pavarësi si përgjigje për Brexit

Në votimin për Brexit, më shumë se dy të tretat e skocezëve u shprehën që Britania e Madhe të qendrojë në Bashkimin Evropian.

Kur në mëngjesin pas votimit u qartësua rezultati, kryeministrja Sturgeon deklaroi se një referendum i dytë për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe tani është bërë “shumë i mundur”.

Vështirësitë e Anglisë – shansi i Skocisë?

Në rrugët e Skocisë, zemërimi për daljen e detyruar nga BE nuk është manifestuar në kërkesa të reja për pavarësi. Me përjashtim të periudhës pas Brexit, miratimi për të qendruar pjesë e Britanisë së Madhe vazhdon të jetë 55 përqind – sa në vitin 2014. Dhe më shumë se gjysma e skocezëve është kundër një referendumi të dytë.

Në të gjitha përgatitjet për referendumin e ardhshëm, nacionalistët skocezë megjithatë gjithmonë u treguan të gatshëm edhe për kompromise me Westminsterin, për daljen nga BE. U lanë të kuptohen marrëveshje të tilla si një qendrim i Skocisë në tregun e brendshëm të BE si dhe ruajtja e qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

Londra kundërshton rrugën e veçantë

Por mundësia e këtyre kompromiseve duket se tani është bërë e largët. May bëri të qartë para disa ditësh se edhe për skocezët nuk do të ketë dalje nga Brexit. Skocia nuk ka të drejtë vetoje, kur marsin e ardhshëm Britania e Madhe të nisë procesin e daljes nga BE.

Nëse Brexit e bën politikisht më atraktive një pavarësi për skocezët, pasojat ekonomike ai i ndërlikon shumë. Më shumë se 65 përqind të marrëdhënieve të saj ekonomike Skocia i ka me Anglinë. Disa nacionalistë thonë se pavarësia krijon mundësi për marrëdhënie ekonomike me shtete të tjera. Kjo mund të jetë e saktë, por kjo nuk do të ndodhë brenda natës e as do të zëvendësojë tregtinë kufitare midis Skocisë dhe Anglisë.

/DW

Next Post
Interkonjeksioni Shqipëri- Kosovë/ Komuniteti i Energjisë hap çështje kundër Serbisë

Interkonjeksioni Shqipëri- Kosovë/ Komuniteti i Energjisë hap çështje kundër Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In