• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skllavëri moderne, blen nuse në Pogradec për 52 mijë dinarë (VIDEO)

by A R
06/12/2015 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Pogradec.

Një vajzë është blerë nga burri i saj i ardhshëm për rreth 52 mijë denarë.

Nazmije Donov nga Pogradeci është blerë për 52 mijë denarë, rreth 830 euro. Këtë sot e dëshmoi personi që i ka dhënë hua Marjanit.

Shoku i Marjanit deshi që ta fshehim identitetin e tij. Marjani kishte kërkuar borxh nga shoku i tij për të marrë nuse Nazmijen. Ai veçmë dy vite e padit Marijanin për moskthimin e borxhit.

“Ai kërkoi hua prej meje. Unë kam pasur restorant dhe ai ka blerë gjëra. Gjatë kësaj, ai më tha që i kishte vdekur fëmija që e kishte me gruan e parë. Mua më thoshte se është pa grua, edhe në këtë kontekst unë i thash shumë lehtë mund të gjesh për 500 euro një grua në Shqipëri. Për 20 ditë m’i pagoi të gjitha borxhet për restorantin dhe pastaj tha para dëshmitarëve që ato para që i ka për nusen shqiptare, i ka harxhuar dhe kërkoi hua shtesë. Unë i dhash hua para dëshmitarëve. Kërkova noter, ndërsa ai shkroi vetë me dorë se merr 52 mijë denarë që të martohet me shqiptare”, thotë shoku i  Marijanit, njofton TV21.

Nga ana tjetër, Marjani nuk pranon se ka dhënë para për të marrë nuse Nazmijen, në pyetjet e gazetares të TV21 ai pergjigjet:

Sa para keni dhënë për Nazmijen?

“Jo, menjëherë po ju them jo”.

Sa para keni dhënë?

“Nuk kam dhënë para”.

Përse atëherë e keni rrahur?

“Nazmijën nuk e kam rrahur?”

Daniella Ilieva prej sot zyrtarisht është avokate e Nazmijes, pasi para një i jave paraqiti ndihmën juridike falas deri te Ministria e Drejtësisë. Por Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thotë se pret hollësi nga Qendra Sociale nga Kavadar, dhe se ministrja Remenski është e njoftuar me rastin.

Nga Ambasada e Shqipërisë thonë se zyrtari nga konsullata që duhet ta shqyrtojë rastin është jashtë vendit.

U drejtuam edhe te Qendra për Punë Sociale në Kavadar, ata nuk deshtën të komentojnë për rastin e Nazmijes.

Aktualisht, në gjykatë po procedohet rasti se kujt do t’i takojë fëmija 2-vjeçar, Ilija. Sipas avokates, gjasat janë të mëdha që t’i takojë Marjanit, pasi Nazmija nuk ka kushte për jetesë.

Familja Amxhai nga Pogradeci i Shqipërisë mbërriti në Kavadar për të komunikuar me Nazmijen, e cila thekson se është viktimë e dhunës nga burri i saj.

Por, familja e Nazmijës mbeti rrugëve, pasi dhëndri nuk i pranoi në shtëpi, as për sqarim.

Nëna e saj, Rajmonda e trishtuar, rrëfen se kishin kaluar tre muaj që nuk kishte kontakt me bijën e saj.

“Çupa nuk më ka marrë në telefon 3 muaj. Nuk ja dija adresën. Unë kur e thërrisja në telefon nuk më njoftonte askush. I thosha burrit si ka mundësi që nuk lajmërohet asnjë njeri. Çupën e kishte çuar policia. Dua arsyen pse e morri pse e çoi çupën në polici pa e dituar fare unë dy muaj. Jam nisur që nga katër ora e mëngjesit që kam ardhur këtu. Për shkak të evlatit.

Evlati i rrugëve nuk është, ka shyqyr zotit nënë e baba, motra ka katër, pa njeri nuk është. Nuk e lejoj këtë që ka bërë dhëndri”, rrëfen e ëma e Nazmijes.

Kushëriri i Nazmijes, Aleko, kërkon llogari nga dhëndri duke kërkuar të dijë se cilat janë arsyet për dëbimin e vajzës nga shtëpia dhe ndarjes së nënës nga fëmija.

“Nëse ky burrë është i larë, pse nuk del të na takojë dhe tregojë se farë është muhabeti. Ky burri i asaj nuk është burrë, por është legen. Për çfarë arsye e ka marrë gruan dhe e ka bredh poshtë e lartë dy muaj nëpër polici. Pasi nuk i bënte gruaja, le të merrte telefonin le t’i informonte prindërit. Pse ta shpie dy muaj nëpër gjykata nëpër policia pa ditur prindërit e saj. Për çfarë arsye? Duam ta dimë”,- shprehet kusheriri Aleko Magjistari.

Avokatja Daniella Illieva thekson se sipas ligjit, prindërit e vajzës mund ta shohin nipin e tyre.

“Sot erdhi familja e Nazmijes, tërë ditën ishin këtu te unë. Përmes telefonit mundoheshin me ndërmjetësues që ta shohin nipin e tyre. Por nuk u kanë lejuar.

U kthyen prapë këtu pasi Marijan Donov burri i Nazmijes i ka kërcënuar që do të thërrasë policinë nëse qëndrojnë tek dera. Njerëzit erdhën këtu dhe u ankuan se nuk mund të shihnin më nipin e tyre.

Sipas ligjit ata kanë të drejtë nëpërmjet nenit 9 ligji i familjes”,- thotë avokatja Ilieva.

 

https://youtu.be/-_-EO0zTQQc

Next Post

Vdes në moshën 55 vjeçare legjenda e peshëngritjes Mirjan Hakani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In