• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skizoidi Berisha, në gjurmët e Enver Hoxha

by Spartak Ngjela
06/12/2024 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Të gjithë shteteve të cilëve u ka dalë një individ skizoid (1), i cili ka marrë pushtetin, dhe këtë e kanë vuajtur shumë në zhvillimin e tyre shoqëror.

Politikani skizoid e ka shumë të theksuar dëshirën për drejtimin e shtetit si diktator, sepse impakti skizoid i krijon atij shpesh edhe delirin e madhështisë.

Si rregull këta diktatorë i ka sunduar krimi shtetëror; domethënë vrasja që diktatori u ka bërë kundërshtarëve politik.

Shqipëria ka një raste të tillë klasike: Enver Hoxha.

Por ka edhe një rast të dytë që nuk është tipik skizoik, por që mban në vetevete tipare të tilla të zbutura: Sali Berisha.

Ne thelb të dy janë afërsisht njëjti tip, pavarësisht se Enver Hoxha këtë gjendje e ka pasur in ecstremis dhe ne shorehikriminele.

Të dy janë autorë krijues të gënjeshtrës politike, populistë dhe me psikikë të indeksuar fort drejt delirit për pushtet.

O pushtet, o asgjë – kjo është motoja shpirtërore e tipave të tillë.

Saliu dhe Enveri janë i njëjti tip në adhurimin e gënjeshtrës dhe dhunimin e së vërtetës, gjithmonë në funksion të pushtetit të tyre politik.

Të dy tek gënjeshtra i ka shtyrë pasioni patologjik për pushtet, sepse në fakt, me njëri-tjetrin kanë diferencë në formimin e tyre:

Hoxha ishte një qytetar me ligësi primitive, kurse Saliu është një mjek që ka bërë përpara nga niveli i lartë profesional në medicinë, por në politikë ka përparuar edhe nga goditja e përditshme, me të vërteta e të pavërteta, që u ka bërë kundërshtarëve politik.

Edhe Enver Hoxhën urrejtja e drejtoi në luftën për pushtet, por ai e fshehte këtë me lojë aktoriale.

Në fillimet e tij, Enver Hoxha nuk kishte fare vlerë aktoriale në veprimin politik, por këtë e fitoi gradualisht, derisa erdhi e mbërriti në caqet e një aktori të skenës me nivel të lartë, dhe, me këtë aktrim profesional fitoi populuzmin me karizëm në Shqipëri

E gjithë karizma e Enver Hoxhës qëndronte te demagogjia për “mbrojtjen e ideologjisë doktrinare marksiste-leniniste”, pa e besuar fare këtë dhe, madje, edhe pa e njohur marksizmin në thellësi.

Kurse…

Jetëgjatësia e Enver Hoxhëd në pushtet u arrit nga frika e madhe që ai i imponoi shoqërisë shqiptare me një terror të hapur, por me anë të diktaturës ideologjike që thosh se po e drejtonte partia e tij që quhej Partia e Punës së Shqipërisë. Në thelb, ky lloj terrori ishte një inkuzicion i mirëfilltë, i Shekullit të XX, por që ende nuk është studiuar për të bërë dallimin në raportin midis krimit Hoxha, doktrinës marksiste-leniniste dhe sistemit psikik të tij skizoid e kriminali njëhetësh.

Por…

Na duhet të theksojmë se inkuzicioni kriminal i Enver Hoxhës në mbi 40 vite ekzistencë, ende po ndihet si një inerci e dobët në politikë, por që gjithsesi inerci është.

Sepse…

Po ta shohësh me një optikë të vëmendshme, këtë trajtimin enverist kundrejt kundërshtarit politik, me doza të zbutura, mund ta dallosh ende edhe te të dy krahët e politikes së sotme shqiptare, sidomos përgjatë viteve 90′; pavarësisht që nuk mund të flasësh fare për një krim politik të tipit Hoxha.

Por na duhet të vëmë në dukje se…

Ende këtu në Shqipëri nuk është kuptuar nga politika aktive që kundërshtari yt politik nuk është armiku yt, prandaj ende retorika politike qëndron me doza të buta brenda metodës depersonalizuese të kundërshtarit politik.

Evrer Hoxha u tha shqiptarive që kundërshtari im politik është armik i popullit dhe i partisë.

Kjo sigurisht që e dëmtoi shumë vetëdijen politike të shqiptarëve, por që, optimizmi properëndimor, e sidomos, afekti i hapur proamerikan i shqiptarëve, brenda viteve 90′ të shekullit që kaloi, e neutralizoi shpejt ndërgjegjen diktatoriale hoxhiste në Shqipëri dhe, sot, ne jemi në demokraci dhe liri që sigurisht që është ende me probleme inerciale nga diktatura, por që po ecën në një progres të përditshëm për të arritur në parametrat perëndimorë.

——————–

Skyzoid:

1 Një pregullim psikik i karakterizuar nga humbja e kontaktit me ambientin rrethues jetësor, nga një përkeqësim e dukshëm në nivelin e funksionimit të tij në jetën e përditshme, dhe nga disintegrimi i personalitetit të tij që shprehet me çrregullimin e ndjeshmërisë, mendimit (si një halucinasion dhe deluzion) dhe si rregull quhet dementia praecocox E e gjithë kjo është një paraskizofreni.

Next Post
Dendias zbulon planin e Greqisë: Do të krijojmë një mur mbrojtës raketor në Egje

Dendias zbulon planin e Greqisë: Do të krijojmë një mur mbrojtës raketor në Egje

Comments 2

  1. Ani says:
    12 months ago

    Mirë bëni që sulmoni ashpër Berishën. Ama na hapët barkun me këtë sojin e
    I . Beqirit. S. Ngjelës. F. Çupit. Këta nuk janë afër afër me Berishën!???

    Reply
  2. Lui says:
    12 months ago

    Z. Ngjela, shpesh here kam respekt kur flet. Por ketu ia ke futur pak kot. E para as nuk duhet krahasuar Saliu me Enverin. Enveri e ndertoi Shqiperine dhe na e là me intitucione arsimore,shendetesore, ekonomike, bujqesore e shume e shume gjera te tjera. Saliu vetem sa shkaterroi. Ku jane djemte dhe familjaret e afert te Enverit?! Sa pasuri i la i ati? Sot ku jane femijet e Saliut? Sa pasuri kane dhe si i kane bere?! Per sa i perket genjeshtrave, dhe ketu mendoj qe nuk e ben analizen te sinqerte. Vetem nje rast mund te marr. Rastin tend, ku ti vete e ke pohuar qe mendja te punonte si te vrisje Enverin. Dhe te mendosh qe ti ishe pothuaj i parrezikshem per Enverin. Imagjino sa te rrezikshem mund te kete pasur qe vertete mund ta venin ne zbatim nje plan vrasjeje..?! Pra, edhe frika nuk paska qene thjeshte paranoje!! Enveri ka qene me i sinqerti krahasuar me keta qe na drejtojne sot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

December 5, 2025
Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

December 5, 2025
Rama zbardh takimin me Macron: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

December 5, 2025
Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

December 5, 2025
Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

December 5, 2025
Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

December 5, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In