Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen për disa vjedhje.
Në pranga u vunë shtetasit I.C., 21 vjeç, D.C., 24 vjeç dhe F.K., 19 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në mjetin e shtetasit F.Sh, banues në Podujevë, Kosovë.
“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin dyshohet se janë edhe autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, në periudhën janar -mars, ku dyshohen se kanë vjedhur 4 banesa ku kanë marrë paisje elektro- shtëpiake, lekë, bizhuteri e sende të tjera”, sqaron policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet të mëtejshme.
g.kosovari