Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar skiatoren Lara Colturi, e cila e ngriti sërish flamurin shqiptar në majat e sportit të saj.
Lara Colturi, skiatorja e talentuar që garon për Shqipërinë e nis mbarë vitin 2025, duke u renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski”,-shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
18-vjeçarja italo-shqiptare garon me flamurin kuqezi dhe për herë të parë vendi ynë ia del të lërë gjurmë edhe në këtë disiplinë sportive. Ndërkohë në kalendarin e Kupës së Botës, Lara Colturi do të garojë në Sllallom të diel më 5 janar 2025.