• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skeptike për integrimin e Shqipërisë? Ambasadorja holandeze flet nga Shkodra: Po studiojmë raportin e Komisionit Europian, më pas…

by Java News
04/06/2021 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Holanda është një vend që i ka thënë disa herë “JO” Shqipërisë për nisjen e procesit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Guusje Korthals Altes e pranishme në Shkodër në një ekspozitë kundër trafikimit të qenieve njerëzore deklaroi se Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë sa i përket anëtarësimit në BE dhe më pas mund të ketë një përgjigje. Ambasadorja Altes u përgjigj shkurt duke mos dashur që të japë shumë komente rreth kësaj çështjeje.

Disa nga koleget tuaj i kane thënë “PO” momentit për çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë, ndërkohë ju përfaqësoni një vend qe na ka thëne disa here “JO”, është gati Shqipëria për Holandën qe te jete pjese e unionit?

“Shumë faleminderit për pyetjen. Në këtë moment Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë“, u shpreh Guusje Korthals Altes.

Diplomatja holandeze foli edhe për problemin e trafikimit të qënieve njerëzore duke thënë se institucionet ligjzbatuese në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë në mënyrë që të marrë fund fenomeni i pandëshkueshmërisë për trafikantët.

“Trafikimi është një problem që ndodh në të gjitha vendet e botës përfshirë edhe Holandën dhe hapi i parë për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore është që të flasim për të. Zakonisht është një çështje shumë e ndjeshme dhe e vështirë për të folur për të dhe në këtë mënyrë kemi filluar të bashkëpunojmë me qendrën ‘Tirana Art’ për të filluar dhe për të përdorur artin si një mënyrë për të nisur diskutimin rrethe çështjeve të trafikimit.  Edhe pse kemi përdorur artin sërish është e vështirë për të dalë dhe për të folur në mënyrë të hapur dhe pa ndroje për këtë çështje.

Unë shpresoj që në do të vazhdojmë që të gjejmë mënyra për të folur dhe për të mbajtur të hapur diskutimin për çështjet e trafikimit dhe për të mbajtur të kapur sinjale  sepse është shumë e rëndësishme që për gratë dhe vajzat e trafikuara ato të dëgjohen, ato të pranohen dhe mbi të gjitha të mos fajësohen për atë çfarë ju ka ndodhur. Kjo nuk është çështja vetëm e viktimave por është përgjegjësi e të gjithë komunitetit  për ta pranuar dhe adresuar si një fenomen që ndodh.

Mesazhi im për të rinjtë është që nëqoftëse ata shohin diçka që nuk shkon është më mirë që sa më herët të shkojnë dhe të flasin me dikë që ata i besojnë në mënyrë që të mos jetë shumë vonë.

Të gjithë hallkat e organeve ligjzbatuese në Shqipëri të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që pandëshkueshmëria të mos jetë një realitet po të gjithë ata që janë pjesë e trafikimit të marrin dënimin që meritojnë sepse është detyra e të gjithëve ne bashkë me institucionet që t’i japim një dorë për ta ndaluar fenomenin e trafikimit. Ne kemi hapur diskutimin dhe do e vijojmë deri sa ta ndalojmë. Për rastet mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës ka një bashkëpunim dhe ka patur çështje që janë adresuar si këtu, në Holandë apo vende të tjera. Vitet e fundit bashkëpunimi mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës është fuqizuar dhe shpresojmë që të vijojë edhe më tutje”, u shpreh ambasadorja.

g.kosovari

Next Post
Ç’vjen pas non grata?

Pse ne nuk besojmë te policia dhe rasti i Klodian Rashës si epilog

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Maredheniet diplomatike vendisen be baze te recuprocitetit si baze e diplmacise.Hollanda per te dusaren here del kndra e vetme per hapjen e negicuatave ! A nuk ardhur kha qe shteti shqiptar duhet te nderpres maredheniet diplomatike me nje shtet jeqdashes si Hollanda .Ne rast se nuk do ne dhall shkfte bashke me politikanet racist te saj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In