• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’keni parë gjë akoma”/ Batuta e Ramës pasqyrohet në mediat italiane: Kryeministri shqiptar “shuplakë” turistëve, ironizon eksodin e vitit ’91

by Java News
09/08/2023 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Prisni se nuk keni parë gjë akoma”- Meme e Ramës tërheq vëmendjen e mediave në Itali: Kryeministri shqiptar “shuplakë” turistëve italianë, ironizon eksodin e 1991

Një postim i kryeministrit të vendit Edi Rama në rrjetet e tij sociale ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane ditën e sotme.

Një ditë më parë Rama krahasoi fluksin e shqiptarëve që emigronin drejt Italisë në vitin 1991 me turistët italiane që tashmë vijnë për pushime në vendin tonë.

“Shqiptarët nisen për në Itali 1991! Italianët nisen me pushime drejt Shqipërisë 2023”, shkruan Rama në gjuhën italiane, ndërsa e shoqëron me një foto nga eksodi i shqiptarëve. “…dhe prit, s’keni parë gjë akoma”, vijon më tej.

Megjithatë mediat italiane shkruajnë se kjo është një “shuplakë” e kryeministrit Rama për turistët italianë.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama i gëzohet numrit të turistëve italianë në Shqipëri dhe në rrjetet sociale publikon një fotomontazh që ngjall diskutime”, shkroi Il Giornale.foto galeri foto galeri

“Ironia e kryeministrit shqiptar u shkaktua pas një sërë artikujsh, të cilët nxirrnin në pah se si në fakt është rritur numri i turistëve italiane në vendin fqinj ballkanik”, vijon e përditshmja italiane.

Edhe Corriere della Sera shkruan se “Rama ironizon eksodin e 1991-shit”.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama kujton përmes rrjeteve sociale se si kohët kanë ndryshuar, dhe rrjedha është kthyer mbrapsht. Në një postim në Instagram, kryeministri tregon dy momentet nga ulja e anijes “Vlora” në portin e Barit tashmë tridhjetë e dy vjet më parë”, shkruan gazeta italiane.

“Nëse më parë ishin shqiptarët që u larguan nga vendi në Itali pas gati gjysmë shekulli diktaturë komuniste, sot janë italianët ata që “pushtojnë” Shqipërinë për të kaluar pushimet buzë detit përgjatë brigjeve nga veriu në jug, veçanërisht midis Vlorës , Sarandës dhe Ksamilit.

“Dhe prisni, nuk keni parë gjë akoma”, është mesazhi i Ramës që shoqëron fotomontazhin ku etiketon Corriere”, shkruhet në lajmin e medias italiane./m.j

Next Post
Junta në Niger refuzon bisedimet, emëron ministra të rinj dhe ndalon ndërkombëtarët në vend

Junta në Niger refuzon bisedimet, emëron ministra të rinj dhe ndalon ndërkombëtarët në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In