S’keni makinë tharëse?! Ja si mund t’i thani më shpejt rrobat duke i futur në…frigorifer

Ky është truk i vjetër i tharjes së rrobave, por gjithashtu edhe i shkëlqyeshëm për ambientin, pasi nuk shpenzon energji shtesë. Dëshironi të thani shpejt rrobat, por nuk keni makinë tharëse? Ky truk do t’ju kursejë energji, por edhe kohën e tharjes së rrobave tuaja.

Si funksionon

Merrni rrobën e njomur, vini në këse najloni dhe futeni në frigorifer me ngrirje të thellë. Ndoshta ju duket e çuditshme, por ka efekt! – transmeton Telegrafi.

Ky është truku i vjetër i tharjes, por gjithashtu edhe i shkëlqyeshëm për ambientin, pasi nuk shpenzon energji shtesë. Në të vërtetë, ajri i ftohtë është shumë i thatë. Ai shkakton avullimin e lagështisë, prandaj rrobat janë pothuajse të thata, edhe pse në momentin e parë do të duken të ngurta.

Pasi t’i nxirrni rrobat nga frigoriferi, hiqeni akullin nga sipërfaqja dhe lëreni rrobat një kohë në telin e tharjes ose hekurosni. E keni provuar ndonjëherë këtë truk? /Telegrafi/

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.