• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skënderbeu përplaset me Partizanin pas humbjes, befasojnë tifozët

by A R
26/10/2015 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

­Ekipi i Skënderbeut ka reaguar pas humbjes me Partizanin duke akuzuar arbitrin e ndeshjes Lorenc Jemini se ndikoi në fatin e sfidës, pasi sipas kampionëve të Shqipërisë goli i Krasniqit ishte në pozicion jashtë loje.

Drejtuesit e Skënderbeut akuzojnë edhe FSHF për lidhje të ngushtë me Partizanin. Ndërsa faqja zyrtare e korcarëve në Facebook shkruan se ‘nëse Skënderbeu do, ju nuk futeni as në Kupat e Europës”.

Capture

Pas akuzave të Skënderbeut ka reaguar Partizani duke hedhur poshtë akuzat për marrëveshje me FSHF, ndërsa për golin e parregullt thekson se as Josa dhe as Salihi në fund të ndeshjes nuk dhanë asnjë deklaratë.

Deklarata e Skënderbeut

Marrim shkas nga censura në mediat e shkruara të ditës së sotme ku nuk është paraqitur as edhe një fjali për golin “offside” të ekipit të Partizanit për të reaguar rreth standarteve të ndryshme që përdorin mediat Shqiptare, por edhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit për situata të ngjashme.

Na vjen keq që përveçse në Supersport goli “Offside” nuk u paraqit në asnjë media të shkruar, kjo për shkak të interesave të drejtuesve të këtyre gazetave.

Goli ishte qartësisht pozicion jashtë loje dhe ndihmoi ekipin e kuq të fitonte ndeshjen. Është e pabesueshme së si gjyqtari kryesor, gjyqtarët anësor dhe prapa porte e kanë të veshtire të dallojnë 3 lojtarë përpara portierit Orges Shehi.

Kjo situatë është qartësisht një mbështetje për të zbritur ekipin tonë nga Froni nga media, disa “gazetarucë” dhe disa zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit të lidhur ngushtë me klubin e Partizanit, por është e pamundur t’ia dalin përpara “urisë” së kampionëve tanë për të fituar titullin kampion dhe për të dominuar çdo kundërshtar.

Një aspekt tjetër ku dëshirojmë të ndalemi janë ofendimet e tifozëve vendas gjatë gjithë 90-minutave kundrejt presidentit, lojtarëve dhe qytetit të Korçës. Nëqoftëse ato ofendime do të bëheshin në stadiumin “Skënderbeu” loja do ishte ndaluar dhjetra herë por Jemini ka mundësi që dje të kishte vendosur “pambuk” në vesh sepse është e pamundur të dëgjosh ato lloj ofendimesh nga disa tifozë që i perkasin “llumit” të vendit tonë të dashur, madje të mbeshtetur nga klubi i Partizanit dhe të mos reagosh në asnjë moment, madje nuk pati as këshillimin më të vogel për klubin vendas. Këtu po veprohet qartësisht me 2-standarte në kurriz të ekipit tone.

Pavarësisht luftës së hapur ndaj klubit tonë do ta keni të pamundur të na rezoni nga froni, do e kenë të pamundur të mposhtin ekipin më të mirë në historinë e futbollit Shqiptar.

Reagimi i Partizanit

Klubi i Futbollit Partizani reagon pas deklaratës zyrtare te publikuar sot nga Klubi Skënderbeu në faqen e tij tij zyrtare. I kujtojmë drejtuesve dhe klubit korçar që të jenë më të matur në deklaratat e tyre:

Drejtuesit e Skënderbeut pretendojnë se goli i barazimit nga Krasniqi është shënuar nga një pozicion i parregullt. Për më tepër në deklaratë citohet se ky episod i tillë është evidentuar vetëm nga Supersport, që çuditërisht nuk ka evidentuar një episod shumë të dukshëm dhe të diskutueshëm në zonën e Shehit një prekje evidente me dorë nga mbrojtësit korçarë.

Çuditërisht në golin e barazimit askush nga lojtarët korçarë nuk ka protestuar qoftë edhe më një gjest në drejtim të kryesorit Jemini .Por ajo që është më absurde është fakti se edhe në përfundim të takimit si Josa ashtu edhe Salihi në prononcimet Live të tyre për Supersport, për asnjë moment nuk kanë pohuar se Partizani barazoj me një gol të parregullt.

Për më tepër klubi Partizani në faqen e tij zyrtare për çdo ndeshje poston edhe pamje filmike (video) të cilat fatmirësisht në ndeshjen ndaj Skënderbut shfaqin dukshëm dy episodet 1 golin e barazimit dhe 2 momentin e prekjes me dorë nga mbrojtësit korçare. Në deklaratë citohet se Federata Shqiptare e futbollit janë të lidhur ngushtë me Partizanin.

E rikthesojmë edhe një herë se Klubi i futbollit Partizani respekton në mënyre rigoroze rregulloret e parashtruara nga Institucioni më i lartë i futbolit në vend, për më tepër që si Partizani ashtu edhe Skënderbeu janë antarë të FSHF-së . Klubi Skënderbeu duhet të tregohet më serioz në deklaratat që përcjell dhe të mos përbaltë fitoren dhe emrin e madh të Partizanit. Mos pranimi i humbjes në fushën e lojës nga kundërshtarët është mungesë respekti “FAIR PLAY”.

Next Post

Joe Biden: Nuk kandidoj për President

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In