• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënderbeu përballë Juventusit e gjigantëve evropianë për këtë rekord…

by A R
27/04/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm ajo italiane, por edhe media europiane e botërore e pasqyroi arritjen e Juventusit, i cili fitoi titullin e pestë radhazi në Serinë A, një arritje historike kjo për futbollin italian, e përsëritur për të tretën herë nga bardhezinjtë, dy herë nga Torino dhe një herë nga Interi (me një titull në tavolinë, ai post-Calciopoli). Por ndërkohë ka shumë klube të tjera në Europë që kanë vendosur një “diktaturë” edhe më të gjerë, shumëvjeçare.

Pavarësisht festës dhe shifrave fantastike të “Zonjës së Vjetër”, pikërisht media italiane e ka zgjeruar “investigimin” e saj, duke zbehur disi arritjen bardhezi, sepse fundja, të paktën në kontinentin e vjetër, ka nga ato skuadra që kanë fituar më gjatë radhazi sesa ata.

Dhe, duke nisur pikërisht nga vendi fqinj (pasqyron goal.com), Shqipëria, me Skënderbeun, i cili jo vetëm fiton prej 5 kampionatesh radhazi, si Juventusi, por është në ndjekje të trofeut të gjashtë, duke qenë se kur kanë mbetur pesë javë nga fundi i Superligës, ata janë ende në kryesim dhe shumë pranë objektivit.

Me titullin e radhës, “Ujqërit e dëborës” mund të “tronditin” edhe gjigantë të tjerë, si Reali i Madridit për shembull, i cili ka bërë një “manita” titujsh në dy raste (i pari mes sezoneve 1960-1961 deri më 1964-1965 dhe i dyti mes viteve 1985-1990). Ndërsa Barcelona nuk ka arritur kurrë më shumë sesa 4 suksese radhazi.

Nëse mbetemi te Skënderbeu, për korçarët mjaftojnë edhe pesë titujt e fituar deri tani për t’i lënë pas, duke qenë se në Angli askush nuk ka vajtur më shpesh sesa tri herë radhazi (Liverpuli në vitet ’80 dhe Junajtid në dy raste, mes viteve 1998 dhe 2009), por edhe në Gjermani, Bajerni nuk i ka kaluar kurrë tre kampionatet radhazi, ndonëse sivjet do ta zgjerojë rekordin e tij në katër tituj.

Duke zbritur në nivelet e kampionateve, Porto, në Portugali ka arritur të bëjë një seri prej pesë fitoresh, ndërsa në Holandë, Ajaksi nuk ka shkuar më shumë sesa katër, prandaj Skënderbeu ka se me çfarë të mburret.

Rekorde “diktatoriale” – Gjithsesi, skuadra e Mirel Josës, nëse fiton edhe këtë kampionat të gjashtë, mund të ndjekë rekorde të disa klubeve që kanë fituar nofkën e “diktatorëve”, si rrjedhojë e sukseseve të tyre të shumta radhazi.

Pikësëpari ata mund të barazojnë grekët e Olimpiakosit, me 6 triumfe radhazi, përfshirë edhe këtë aktual (i përsëritur edhe në vitet ’30, ’50 e ’90); mund të barazojnë atë të serbëve të Partizanit të Beogradit; të rumunëve të Steauas së Bukureshtit; rusëve të Spartakut të Moskës e të tjerë. Ndërkohë, për t’u nënvizuar është se rekordmenët absolutë të kampionateve europiane janë letonezët e Skonto Rigas, me 14 tituj radhazi dhe norvegjezët e Rosenborgut me 13./PanoramaSportp

Next Post

Arbjola Halimi shpjegon shkencërisht kullën e stadiumit, aludon për penisin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In