• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënderbeu nuk ngjallet, të kujtojmë porositë e tij

by A R
27/11/2019 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Behgjet Pacolli

Nuk dua të bëj predikime të mëdha për temën për rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e interesave shqiptare në rajon. Dua thjesht të kumtoj ato që janë shndërruar në lajtmotiv i aksionit tim politik dhe kombëtar tash sa vite, që kur kam filluar të ndërgjegjësohem se për kombin, duhet të bëjmë ashtu si thoshte Kenedi- aq sa të mundemi, aq sa dimë.

Personalisht i përkas -si gjithë brezi im- atyre kosovarëve që e kanë adhuruar që herët Shqipërinë dhe çdo gjë që vinte prej saj. Më kujtohen pendrekët që na jepnin policët serbë kur donim të preknim autobusin e artistëve shqiptarë në fillim të viteve 70.

Ndonëse liria ka prodhuar rrethana të reja, Ndonese liriaka prodhuar shtetin e Kosovës gjithashtu, në emër të këtij adhurimi dje dhe sot kemi identifikuar jo rrallë udhëheqësin me shtetin amë dhe kemi gabuar.Gabime nga emocionet dhe jo nga arsyeja.

Ndaj them : le të zbresim nga terreni i ndjenjave në atë të arsyes. Dhe të interesave. Prej Skënderbeut i cili ka mbi 500 vjet që ka vdekur, dhe s’ka asnjë mundësi të ngjallet një i dytë si ai, na vijnë këto tre mesazhe : Mesazhi i i parë është ai i modestisë.

Lirinë- tha ai, kur çliroi tokën e vet-, nuk e solla unë, por e gjeta midis jush. Me një fjalë modestia do të vlerësohej më shumë në hapësirën tonë kombëtare, sesa valëvitja e pandalshme e meritave ! Si tha Mbreti Zog dikur, kur e pyesnin sa banorë duhet të qeveriste në mbretërinë e tij- më duhet të qeveris njëmilionë mbretër !

E në një hapësirë kombëtare mbretërish, duhet më shumë modesti ! modestia do të kishte më shumë efekte të shëndetshme. Modesti prej Shqipërisë do të thotë jo paternalizëm të dukshëm, por koordinim pa zhurmë. Valvitja e personalizuar e meritave nga njeri apo tjetri udhëheqës, e kontrastuar prej helmit që krijojnë rotacionet politike, ndan dhe nuk bashkon ! Mesazhi i dytë është ai i bashkimit ( fabula e shkopinjve për vëllezërit e tij para vdekjes).

Ne duhet të jemi bashkë, të harmonizojmë interesat, të ngrihemi mbi akuzat që na i fryëmzon padituria, axhenda e vobegtë partiake, interesat parciale, partiake, rajonale, lojrat për zgjedhjet e radhës, madje na hedhin nga pak helm dhe armiqtë a rivalët tonë historikë ; dhe na duhet të jemi bashkë ! Shqipëria, elita e saj politike duhet të na ndihmojë të jemi bashkë.

Mesazhi i tretë i mbretërimit të tij si lider i shqiptarëve ishte ruajtja e raportit me Perëndimin. Skënderbeu si monument është në gjithë hapësirën shqiptare, edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë, edhe në Shkup. Madje dhe në perëndim. Mesazhi i modestisë, lexo- jo paternalizmit, ai i kontributit për bashkim dhe i ruajtjes së raportit me perëndimin, janë themelorë dhe sot në dritën e sfidave që kemi sot në Kosovë, në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët:

Mirpo mu në mes të këtyre sfidave grupe të caktuara politike, individë me sy të errësuar nga logjika e përfitimit imediat partiak, duke luajtur me emocionet, po i shërbejnë ndarjes sonë, po përkeqësojnë raportin tonë me perëndimin. Falë këtij raporti shpëtimtar- ne fituam Luftën- do të thoshte Presidenti Klinton, dhe « bashkë me perëndimin do duhet të fitojmë paqen : »

Si mendojne te paditurit se do ta fitojmë paqen ? Duke luajtur me emocionet e viktimave të një lufte që u zhvillua 20 vjet më parë, kur një pjesë e madhe e popullsisë sonë ka lindur pas luftës, por ama ende ka 2000 të zhdukur, pa varr ?

Po e them solemnisht këtë : mënyra e vetme që ne të fitojmë dhe paqen me Serbinë, është zhvillimi ynë i përbashkët, me strategji të përbashkët, forcimi i marrëdhënieve me perëndimin dhe jo dobësimi me i tyre !!

Unë kam filluar ta kem shqetsim ndarjen. Për këtë arsye kam kërkuar kohët e fundit publikisht:

ndal retorikës helmuese ndarëse mes nesh ;
ndal retorikës që helmon marrëdhëniet me Perëndimin ;
të instalojmë kanale permanente komunikimi mes krerëve të shteteve tona dhe drejtuesve tanë politikë ;
të krijojmë një Qendër Kërkimi, studimi, strategjish, taktikash, për bashkëpunimin tonë kombëtar sot dhe në 50 vitet e ardhshme !
Unë s’kam shumë eksperiencë në politikë, por kam eksperiencë në ndërmarrësi ku qeveris ligjësia e interesave dhe realizmi.

Për këtë arsye sfidat kombëtare kam sugjeruar të adresohen me bashkim të interesave : kam themeluar Unionin e Ndërmarrësve shqiptarë në botë ; kam themeluar Fondacionin për Bashkëpunimin ekonomik në Europën Juglindore ; kam bërë thirrje për Bashkimin Ekonomik mes shqiptarëve si President në Parlamentin e Shqipërisë ; kam bërë thirrje për kompani të përbashkëta ajrore, hekurudhore, Fond të përbashkët sigurimi shëndetësor, etj. Madje kur Dik Marti kërcënonte Kosovën, Shqipërinë, Perëndimin me raportin e tij në Këshillin e Europës i kam bërë thirrje Kryeministrit Berisha : mblidhi liderët kombëtarë dhe adreso këtë rrezik !!!

Pse kam menduar dhe vepruar kështu? i besoj bashkimit. I besoj atyre studimeve që thonë se shqiptarët në hapësirën e tyre jetike- tashmë të ndarë mes disa shtetesh,

kanë patur dhe kanë në dorë gjithë burimet e mjaftueshme për të qenë njeri ndër kombet më të begatshme europianë : kanë pozicionin gjeostrategjik ; burimet minerare ; ujore ; rininë;. Thjesht nuk duhet të bëhemi armiq të vetes si kemi qenë shpesh në histori. Unë jam përpjekur modestisht ta bëj timen. Nuk kam patur fuqi të madhe politike dhe partiake të imponoj idetë e mia. Politikisht kam luajtur gjithmonë me modesti, pavarësish fuqisë ekonomike që disponoj, dhe pavarësisht pengesave. E prej historisë së bashkëpunimit të pjesëve të kombit, Kosovës dhe Shqipërisë, posaçërisht, më vjen në mend figura e Hasan Prishtinës që më frymëzon shumë.

Ja dy mesazhe që zgjodha për sot : Thuajeni mendimin tuaj- unë do t’i shtoja- bëjeni veprën tuaj- duke patur frikë nga mallkimi i historisë. Dhe më në fund : ne mbase nuk do ta shohim lirinë… por të tjerët do të gjejnë shenjat tona. Unë, ne, kolegë të nderuar, me frikën nga mallkimi i historisë duhet të përpiqemi të lemë shenja të ndritshme në procesin e bashkimit.

Falemnderit.

Next Post
VIDEO / Rama takon banorët në Durrës: Askush nuk do të mbetet jashtë

VIDEO / Rama takon banorët në Durrës: Askush nuk do të mbetet jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In