• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënderbeu në kërkim të një  trajneri, Agostinelli drejt shkarkimit

by Java News
30/12/2016 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu po kërkon një trajner të ri. Dhe pse zyrtarisht Agostinelli vazhdon të jetë ende në krye të detyrës, klubi korçar duket se ka vendosur që të mos vazhdojë më bashkëpunimin me italianin, i cili aktualisht gjendet në vendin e tij për festat e fundvitit. Në këto kushte, klubi korcar ka vendosur që të vihet në kërkim të një emri të ri për stolin dhe emrat e përfolur për momentin janë disa, madje të gjithë prestigjoz në botën e futbollit shqiptar e jo vetëm. Një emër që përflitet si pasues i mundëshëm i Agostinellit, nëse ky i fundit largohet,  është ai i ish-trajnerit të Shkëndijës, Adrian Kozniku, i cili mund të jetë i interesuar për t’u ulur në stolin e korçarëve duke qenë se aktualisht nuk është në krye të një skuadre. Gjithashtu është përfolur dhe emri i Besnik Hasit, që është shumë i njohur nga të gjithë duke qenë se ka drejtuar në skuadra të mëdha si Anderlecht dhe Legia Varshavë, ndërsa më parë ka qenë kandidat dhe për stolin e kombëtares së Shqipërisë. Hasi aktualisht përflitet dhe për të marrë drejtimin e Genk në Belgjikë. Ndërsa emri i fundit i përket një trajneri të njohur në Kategorinë Superiore, si Ilir Daja, i cili që pas largimit nga Tirana është aktualisht pa një detyrë dhe mund të pranonte drejtimin e kampionëve në fuqi.

Merveille i pashitshëm
KF Tirana nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të saj në Facebook ka informuar tifozët bardheblu për punën intensive që klubi po bën për pjesën e dytë të sezonit. Sipas tyre klubi po punon në merkato për të afruar në skuadër elemente cilësorë, të përzgjedhur nga stafi teknik dhe me cilësitë e nevojshme për objektivat sezonal. KF Tirana konfirmon lajmin për ofertat e mbërritura për Merveil Ndockyt, oferta të cilat kanë vlerë më të madhe nga sa është publikuar në media, por klubi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e këtij futbollisti me shumë cilësi. Më herët traineri Josa është shprehur se do të ketë fillishmisht dalje në merkato e pastaj hyrje. “Klubi po punon për të krijuar mundësitë e një periudhe përgatitore model dhe përgatitjen si duhet të pjesës së dytë të sezonit. Në kanalet zyrtare të klubit do të publikohet në mënyrë sistematike informacion i saktë për tifozët dhe opinionin sportiv”.- shkruhej në faqen zyrtare të KF Tiranës në Facebook. Tifozët  bardheblu janë shprehur të pakënaqur nga ecuria e ekipit në komente, ku sigurisht presin shumë më shumë nga 24 herë kampionët e Shqipërisë.

ma.me

Next Post
Babai seks para djalit të mitur, njerka: Ja e vërteta dhe mashtrimet e nënës së fëmijës

Tropojë, aksidentohet për vdekje 81-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In